LAJMI I FUNDIT:

Paul Merson i del në mbrojtje Fabregasit: Kur të thirrin Barcelona dhe Real Madridi, ju vetëm shkoni

Paul Merson i del në mbrojtje Fabregasit: Kur të thirrin Barcelona dhe Real Madridi, ju vetëm shkoni

Paul Merson i ka dalë në mbrojtje Cesc Fabregasit për komentet e bëra së fundmi nga spanjolli.

Mesfushori kishte thënë se ai ishte larguar nga Arsenali pasi nuk kishte profesionist të mjaftueshëm dhe se vetëm Samir Nasri e Robin van Persie mund të luanin në nivele të larta.


Në lidhje me këto deklarata, legjenda e Arsenalit Paul Merson ka thënë se kur të thërrasin klube si Barca e Real Madridit, ju vetëm duhet të shkoni.

"Vetëm Van Persie dhe Nasri ishin në nivelin tim" - Fabregas tregon përse mori vendimin në vitin 2011 që të largohej nga Arsenali
Lexo po ashtu "Vetëm Van Persie dhe Nasri ishin në nivelin tim" - Fabregas tregon përse mori vendimin në vitin 2011 që të largohej nga Arsenali

“Unë e kuptoj atë se çfarë ka thënë  Cesc Fabregas rreth arsyes se përse u largua nga Arsenali”, ka thënë ai.

“Nuk njoh shumë futbollistë që kur t’i thërret Barcelona ose Real Madridi, nuk shkojnë, andaj nuk mund të refuzohen këto dy klube”.

Arsenali rivalizohet nga Real Madridi për transferimin e Dayot Upamecanos
Lexo po ashtu Arsenali rivalizohet nga Real Madridi për transferimin e Dayot Upamecanos

“Cesc ishte larguar nga Barcelona si i ri për Arsenalin dhe më pas u kthye te Barcelona, pasi aty kishte marrë hapat e parë dhe unë nuk ka problem me atë çfarë ka thënë ai”, ka shtuar më tej Merson.

Disa ish-lojtarë të Arsenalit kishin mbetur të acaruar me këto deklarata të Fabregasit dhe i kanë reaguar menjëherë. /Telegrafi/