LAJMI I FUNDIT:

Pato mund të kthehet në janar te Milani

Pato mund të kthehet në janar te Milani
Alexandre Pato (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Raportet e shumta të mediave thonë se Milani është i interesuar të sjell brazilianin Alexandre Pato përsëri në klub gjatë muajit janar.

Sulmuesi brazilian kaloi pesë sezone e gjysmë me Rossonerët midis viteve 2007 dhe 2013, por ndikimi i tij u kufizua nga një seri lëndimesh.


Ai arriti të shënojë 63 gola në 150 ndeshje para se të kthehej në Brazil me Corinthians dhe tani është aktualisht me skuadrën Tianjin Quanjian në Kinë.

Milani në dyshim, Ibrahimovic apo Pato në San Siro?
Lexo po ashtu Milani në dyshim, Ibrahimovic apo Pato në San Siro?

Në faqet e para të mëngjesit, të dy gazetat italiane Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport deklarojnë se Pato është një opsion për Milanin në janar.

Pato ka më shumë mundësi se Ibrahimovic të kalojë te Milani

Rossonerët kanë ndjekur Zlatan Ibrahimovicin te LA Galaxy, por Pato mund të jetë një alternativë më e lirë dhe stabile.

Çështja është se klauzola e lirimit të tij në Kinë është 25 milionë euro, një shifër ku Rossonerët nuk kanë për qëllim të paguajnë.

Pato e fton Milanin: Eja më merr, jam në dashuri me klubin dhe qytetin  
Lexo po ashtu Pato e fton Milanin: Eja më merr, jam në dashuri me klubin dhe qytetin  

Paga e Patos është gjithashtu rreth nëntë milion euro në sezon, por ai mund të jetë i gatshëm të shkurtojë atë për t’u kthyer në Milano dhe në Evropë.

Muaji janar pritet të jetë i nxehtë për klubin nga San Siro pasi synimi kryesor është rikthimi në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori