LAJMI I FUNDIT:

Pasi u dekorua me Medaljen Presidenciale, Era Istrefi: Kjo më motivon edhe më tepër për ta promovuar Kosovën

Pasi u dekorua me Medaljen Presidenciale, Era Istrefi: Kjo më motivon edhe më tepër për ta promovuar Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka ndarë një dekoratë edhe këngëtares Era Istrefi.

I pari i shtetit tonë, Thaçi ka ndarë një Medalje Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë këngëtares sonë me famë ndërkombëtare, Istrefit.


Zeshkanes kjo medalje iu dha për kontributin e dhënë në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Foto: Ridvan Slivova

Pas marrjes së kësaj mirënjohje këngëtarja pohoi se ndihet e lumtur dhe krenare që po përfaqëson në mënyrë të dinjitetshme shtetin tonë.

“Jam e lumtur që kjo medalje më motivon më shumë që me promovuar më shumë Kosovën që me pas edhe më shumë suksese. Falënderoj presidentin për Medaljen dhe ndihem e nderuar për këtë. Kjo më jep edhe një ekstra motivim që ta promovoj edhe më tepër vendim pasi që jemi një popull që e meritojmë shumë”, tha Istrefi.

Foto: Ridvan Slivova

Ndërkohë presidenti ka pohuar se ndihet krenar me të arriturat e Erës si dhe të këngëtarëve tjera, Dua Lipës dhe Rita Orës.

“Era, Dua dhe Ora janë më të mëdha se ne. Kanë ndikim më të madhe se ne në botë. Ne kudo kemi qenë jemi ndier krenar. Kam qenë krenar kur Era ka prezantuar në Moskë. Unë nuk jam xheloz, por ndihem krenar për arritjet e Istrefit. {shtë një mrekulli se qfarëp po bpjnë talentet kosovar në botë”, tha Thaçi.

Të gjitha mediat e paraqesin Era Istrefin si “këngëtaren nga Kosova” para performancës në ceremoninë përmbyllëse të Botërorit
Lexo po ashtu Të gjitha mediat e paraqesin Era Istrefin si “këngëtaren nga Kosova” para performancës në ceremoninë përmbyllëse të Botërorit

Kujtojmë se këngëtarja jonë këndoi në ceremoninë përmbyllëse të kampionatit botëror në Moskë këngën “Live It Up” përkrah Will Smith dhe Nicky Jam. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori