LAJMI I FUNDIT:

Pasi mbaron punën për normë, Nora kërkon titullin evropian

Pasi mbaron punën për normë, Nora kërkon titullin evropian

Nora Gjakova ka përparuar për dy pozita në ranglistën olimpike të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF).

Derisa sipas renditjes së kaluar xhudistja pejane kualifikimin e siguronte vetëm falë normës kontinentale si evropiania e fundit e kualifikuar, në ranglistën e re ajo është e ranguar në vendin e 19-të që i garanton normën olimpike për “Rio 2016”.


Nora në renditje tashmë i ka lënë prapa rusen Irina Zabludina e holandezen Sanne Verhagen që janë në zonën e normës kontinentale. Gjakova synon që deri më 31 maj, kur mbyllet cikli olimpik në xhudo, të përparojë edhe për ndonjë pozitë, shkruan kohaditore.

Ngritjen në ranglistën e kategorisë deri 57 kilogramë, Nora e arriti falë suksesit që e pati të premten në turneun Grand Prix që u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku fitoi medaljen e argjendtë. Ajo medalje ia siguroi plot 180 pikë për renditje, që janë pikët më të mëdha të fituara ndonjëherë nga 23-vjeçarja.

“Kjo medalje ka qenë shumë e rëndësishme që të ngrihem më lart në ranglistë dhe të kalojë zonën e normës olimpike kontinentale. Forma ime ka qenë e mirë deri diku, por jo 100%, pasi jemi duke punuar që të jemi sa më të përgatitur për kampionatin evropian që mbahet në prill”, ka thënë Gjakova të hënën për gazetën

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Liga e Evropës
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

Liga e Evropës
UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori