LAJMI I FUNDIT:

Pasi e siguruan Aouar, Roma ka gati dy goditje të tjera me parametra zero

Pasi e siguruan Aouar, Roma ka gati dy goditje të tjera me parametra zero

Roma është duke planifikuar ta ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm.

Synimi i Giallorosëve mbetet i qartë, të rikthehen në Ligën e Kampionëve ku janë në rrugë të mirë dhe të afrojnë disa emra të mëdhenj në radhët e veta për sezonin e ri.


Duke marrë parasysh problem me Fair Play Financiar, kryeqytetasit italianë kanë për synim të afrojnë futbollistë me parametra zero.

Mesfushori francez Houssem Aouar tanimë është siguruar, por Roma është në rrugë të mirë t’i marrë edhe dy lojtarë të tjerë me parametra zero.

Roma arrin marrëveshje personale me Aouar, francezi do t'i bashkohet Giallorosëve në verë si futbollist i lirë
Lexo po ashtu Roma arrin marrëveshje personale me Aouar, francezi do t'i bashkohet Giallorosëve në verë si futbollist i lirë

Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino është objektivi kryesor për repartin e sulmit, me brazilianin që i ka kumtuar lajmin klubit anglez se do të largohet në fund të sezonit.

31-vjeçari ka në tavolinë ofertën e Romës për një kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër dhe mediat italiane kanë raportuar se lojtari po e konsideron seriozisht kalimin në Itali.

Jose Mourinho e ka kontaktuar vet Firminon duke i treguar planin që ka me të dhe muaji i ardhshëm pritet të jetë vendimtar.

Një tjetër emër që Roma është gati ta siguroj është ai i mbrojtësit francez Evan N’Dicka që po shkëlqen me Frankfurtin.

Edhe francezi në fund të sezonit është i lirë dhe shumë skuadra janë vënë pas tij, por Roma është favoriti kryesor për të nënshkruar me të pasi tanimë ka zhvilluar disa bisedime me agjentët e futbollistit. /Telegrafi/