LAJMI I FUNDIT:

Pas vetëm 11 minutash lojë, Roma tundë rrjetën e Juventusit

Pas vetëm 11 minutash lojë, Roma tundë rrjetën e Juventusit

Roma ka kaluar në epërsi ndaj Juventusi në ndeshjen që po luhet në kuadër të javës së 21-të në Serie A.

Pas vetëm 11 minutash lojë, Giallorossët shënuan golin e parë të derbit ndaj Zonjës së Vjetër në stadiumin ‘Olimpico’.


Nga një hakrim prej goditjes nga këndi, Tammy Abraham arriti të tundte rrjetën e portës mysafire, për të zhbllokuar sfidën.

Ky ishte goli i tetë për sulmuesin anglez deri më tani te Roma në këtë edicion te Serie A, ndërsa ka edhe tre asistime. /Telegrafi/

https://twitter.com/goalsfott/status/1480233922978095109