LAJMI I FUNDIT:

Pas transferimit të Ibrahimovicit, Milani planifikon edhe dy transferime në janar

Pas transferimit të Ibrahimovicit, Milani planifikon edhe dy transferime në janar

Milani tashmë e ka kompletuar transferimin e Zlatan Ibrahimovicit si lojtar i lirë.

Sulmuesi suedez ishte larguar nga La Galaxy para disa javësh, derisa ditë më parë u rikthye në San Siro.


Por, Ibra duket se nuk do të jetë transferimi i vetëm i Rossonerëve, që po tentojnë t’i realizojnë edhe dy të tjera.

Jean-Clair Todibo i Barcelonës dhe Nemanja Matic i Manchester United, janë dy shënjestrat e radhës së Milanit.

Mbrojtësi francez është i gatshëm që të largohet nga katalunasit në formë huazimi, në mënyrë që të luajë më shumë.

Kështu, Milani thuhet se është shumë afër kompletimit të transferimit të tij nga Blaugranasit për një shumë rreth dy milionë euro. /Telegrafi/