LAJMI I FUNDIT:

Pas raportimeve se Tupac është gjallë, deklarohet polici që arriti i pari në vendin e ngjarjes (Foto)

Një polic i pensionuar i ka hedhur poshtë spekulimet më të reja se Tupac Shakur është gjallë. Ai ka thënë se e kishte parë momentin pasi reperi është gjuajtur me armë dhe agoninë e tij kur i ka humbur vetëdija.

Teksa ka treguar se fjalët e fundit të ikonës së muzikës rep ishin një sharje në drejtim të policit.


Ata jetuan shëndosh e mirë?! Këta janë shtatë të famshmit për të cilët thuhet se kanë mashtruar për vdekjen e tyre (Foto)
Lexo po ashtu Ata jetuan shëndosh e mirë?! Këta janë shtatë të famshmit për të cilët thuhet se kanë mashtruar për vdekjen e tyre (Foto)

Chris Carroll ishte njëri nga policët që arritën të parët në vendin e ngjarjes në Las Vegas, ku u vra Tupac. Ai ka pohuar se e ka parë reperin në gjendje të rëndë dhe të gjuajtur me plumba në vitin 1996.

Tupac u vra në Las Vegas në vitin 1996.
Tupac u vra në Las Vegas në vitin 1996.

“Tupac ka vdekur. E pashë duke humbur vetëdijen dhe duke humbur jetën para 20 vitesh. Akoma më duket e habitshme si fansat dhe njerëzit besojnë se Tupac është gjallë”, është shprehur polici 51 vjeçar.

Polici në fjalë ka treguar se e ka parë këngëtarin me gjakderdhje të shumtë, teksa një plumb e kishte goditur edhe në kokë.

Fjalët e fundit të Tupac ishin sharje ndaj policit që e gjeti.
Fjalët e fundit të Tupac ishin sharje ndaj policit që e gjeti.

Përkundër se e kishte thirrur, ai nuk kishte lëvizur dhe nuk kishte dalë nga vetura. Kur ishte afruar te vetura, Carroll ka treguar se atëherë e kishte kuptuar se në çfarë gjendjeje të rëndë ishte Tupac.

Dy dekada pas vdekjes, fansat besojnë se Tupac është gjallë – ofrojnë dëshmi për këtë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Dy dekada pas vdekjes, fansat besojnë se Tupac është gjallë – ofrojnë dëshmi për këtë (Foto/Video)

Polici është përpjekur ta pyesë atë se kush e ka gjuajtur, teksa me energjinë e fundit, reperi kishte marrë frymë dhe e kishte sharë.

tupacspekulime
Një foto që tregonte një person të ngjashëm me reperin, riktheu teoritë se ai është gjallë.

Rikthimi i temës se reperi është gjallë erdhi pas një ‘selfie’ të publikuar, ku shfaqej një person shumë i ngjashëm me Tupac. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Liami eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Liami eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori