Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Komuna e Prishtinës, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), përfaqësues të FC Prishtina dhe kontraktuesi “Altrade”, të enjten kanë nënshkruan kontratën për renovimin e stadiumit të Prishtinës, në vlerë prej 3 milion e 800 mijë euro, që njëherësh është edhe investimi më i madh në sportin kosovar.
Punët nga ky investim i përbashkët i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Prishtinës, sipas kontratës do të zgjasin 14 muaj duke përfshirë renovimin total të stadiumit të kryeqytetit.

“Tempulli” i futbollit tonë, pas 14 muajve do të merr pamje krejt ndryshe, pajme që ngjajnë me stadiumet evropiane.


Pas nënshkrimit të kësaj kontrate, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala tha deklaroi se ky stadium do të shërbej edhe për klubet e qyteteve të tjera të Kosovës, derisa të rregullohet infrastruktura edhe për ato klube.

“Ne presim që afatet dhe kontrata të respektohet në tërësi dhe që stadiumi brenda afatit me të cilin është kontraktuar dhe që stadiumi ashtu si e kërkon projekti do të bëhet që t’i plotësojë të gjitha kriteret të UEFA-s dhe FIFA-s dhe që skuadrat tona të mund të zhvillojnë ndeshje zyrtare në stadiumin e kryeqytetit. Unë besoj që ky stadium i kryeqytetit dhe si stadium i klubit Prishtina po ashtu do të jetë edhe shtëpi e klubeve të tjera, derisa ne të arrijmë të përmirësojmë infrastrukturën e sportit, në këtë rast të futbollit, edhe në qytete të tjera dhe klube të tjera”, tha ai.

Ndërsa, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi theksoi se përmes mbikëqyrjes do të ketë kujdes maksimal në mënyrë që të garantohet cilësia e këtij investimi.

Se ky renovim do të ketë cilësi u zotua edhe përfaqësuesi i kompanisë “Altrade”, Bajram Gashani. Ai thotë se puna do të kryhet në afatin e paraparë, duke shtuar se cilësia do të jetë e nivelit më të lartë.

“Zotohem që do të shkojmë sipas kontratës që të gjitha janë paraparë dhe zotohem për cilësinë, se do ët jetë cilësia e nivelit më të lartë më të mundshëm”, tha ai.

E presidenti i FC Prishtina, Remzi Ejupi renovimin e stadiumit të klubit që ai drejton e konsideroi motiv shtesë për rininë.

“Është motiv shtesë për rininë, për arsye se ky stadium nuk do të jetë vetëm i Prishtinës, por i gjithë Kosovës. Andaj, mendoj se edhe punëkryesi, pasi e ka dëshmuar vetën, jo për 14 muaj, por për shtatë muaj do të angazhohet dhe do të kryhen punët edhe më shpejtë”, tha ai.

Ndërsa, nënkryetari i FFK-së Eroll Salihu theksoi se do të bisedohet që punët të kryhen në mënyrë që së paku kushtet e kategorisë tretë që UEFA i ka për klubet, të përmbushen 100 për qind dhe disa kushte të kategorisë së katërt në mënyrë që të realizohen ndeshje për reprezentacione në garat kualifikuese.

Ai gjithashtu shtoi se është biseduar me përfaqësuesen e Shqipërisë që në raste te jashtëzakonshme ndeshjet të zhvillohen në Shqipëri, duke mos përjashtuar as stadiumin e Shkupit, derisa potencoi se nuk mund të zhvillohen ndeshje në stadiume që nuk ka siguri

“Ne nuk kemi problem me përfaqësuesin e Shqipërisë, e kemi biseduar këtë çështje, por është edhe stadiumi në Shkup. Prandaj, e kemi alternativë, nëse nuk mundemi t’i plotësojmë kushtet në këtë afat... FFK-ja i ka plotësuar ato kriteret e tjera ligjore, sportive dhe financiare të cilat parashihen. Ky kriter për infrastrukturë është vetëm për ndeshjet...Nuk mund ta zhvillosh ndeshjen në stadium që nuk certifikohet për siguri dhe që nuk i përmbush elementet kryesore që parashihen me kategorinë e tretë dhe katërt të infrastrukturës së stadiumeve të UEFA-s”, tha ai

Ndërsa, sa i përket mos-pjesëmarrjes së dy klubeve tona, KF Feronikeli dhe FC Prishtina në Ligën e Kampionëve përkatësisht në Europa League, ministri Shala tha se UEFA ka kërkuar 39 kritere shtesë dhe Kosova për ato kritere ka pasur kohë dy javë, duke shtuar se ka qenë e pamundur të përmbushen.

Ai theksoi se gjithashtu problemi kryesor të klubet ka qenë se UEFA ka konstatuar se pasqyra financiare për klubet ka parregullsi të mëdha.

“Problemi themelor në këtë rast të klubet kanë qenë pasqyrat financiare të cilat janë audituar për dy vitet e fundit, dhe UEFA ka konstatuar se pasqyrat financiare në bazë të kritereve të UEFA-s kanë parregullësi të mëdha. Sipas vendimit te rasti i përfaqësuese ne duhet të tentojmë që brenda kohës që kemi, deri në gjysmën e shtatorit t’i përmbushim të gjitha kriteret. Qeverisë i takon të garantojë buxhet dhe ne brenda javës së ardhshme do ta sigurojmë buxhetin për ato ndërhyrje që ka kërkuar UEFA. Por, ka edhe një problem tjetër sepse Kosova si rast specifik do t’i nënshtrohet nja shqyrtimi të veçantë të sigurisë, që nuk akt ë bëjnë më sigurinë e objektit dhe të ambientit përrreth, por me sigurinë e përgjithshme në Kosovë, sidomos duke pasur parasysh hapësirën në të cilën ndodhet stadiumi Olimpik”, tha ai.

Ministri Shala potencoi se tani ka kohë të mjaftueshme të plotësohet në gjitha kriteret e kërkuara, duke mos lejuar që Kosova të mos mund të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare për shkak të mos përmbushjes së kritereve.

telegrafi sport app