LAJMI I FUNDIT:

Pas lirimit nga burgu, diçka e re po vjen nga Stresi

Pas lirimit nga burgu, diçka e re po vjen nga Stresi
Stresi (Foto: Instagram/stresi)

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, të premten është liruar nga burgu. Ai u arrestua nga policia më 17 tetor të vitit të kaluar, pasi po qarkullonte me armë pa leje.

Pikërisht atë ditë, reperi festoi ditëlindjen e tij të 31-të dhe me këtë rast, siç është shprehur ai, ka marrë një prej dhuratave më të mira në jetën e tij, pra lirinë.

33-vjeçari është rikthyer me postime në rrjetet sociale, edhe pse publikonte të tilla edhe gjatë kohës sa ishte në burg.

“Të du mom” është një prej realizimeve të fundit të Stresit, me të cilin u prezantua në “Kënga Magjike 2018” dhe natyrisht se fansat mezi po presin rikthimin e tij.

Kështu, me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në Instagram, ai u ka treguar fansave se po vjen me diçka të re.

“Këtu e lashë, më mirë të mos e dini vazhdimin, së shpejti”, ka shkruar Stresi.

"Dhurata më e mirë që mora për ditëlindje - liria", Stresi publikon video nga momenti i lirimit nga burgu
Lexo po ashtu "Dhurata më e mirë që mora për ditëlindje - liria", Stresi publikon video nga momenti i lirimit nga burgu

Ndryshe, vendimi për lirimin e reperit u mor në një seancë të mbyllur gjyqësore, të mbajtur në gjykatën e Tiranës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Magazina
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Magazina
Kalo në kategori