eksperti-banner

Kim Kardashian dhe Kanye West para disa javësh janë bërë prindër për herë të katërt.

Djali i tyre Psalmi erdhi në jetë nga një nënë surrogate (zëvendësuese), teksa gëzon shëndet të plotë.


Kim Kardashian përndryshe e zbuloi emrin e katërt të fëmijës së saj përmes një fotografie të hedhur në rrjetet sociale.

GettyImages 1147443354 1

Mirëpo kritikat e shumta nga fansat duket se e kanë detyruar 38-vjeçaren që ta fshijë fotografinë nga rrjeti social Instagram.

Disa nga komentuesit i kanë shkruar asaj se publikimi i fotografisë ishte rrezik për sindromën e vdekjes së papritur.

fotos 1

“Çdo gjë në lidhje me këtë foto më shkakton ankth, ju lutem ndiqni zakonet e sigurta të gjumit, mund të zvogëloni rrezikun e sindromës së vdekjes së papritur", kishte komentuar një nga ndjekësit e saj.

Revista People njofton se Kim ishte e vetëdijshme për këto kritika, ndaj kjo dhe duket të jetë arsyeja që e ka fshirë fotografinë.

Imazhi në fjalë nuk gjendet më në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/