LAJMI I FUNDIT:

Pas incidentit të fundit reagon i dashuri i Bebe Rexhës, Keyan Safyari: Krenar me këtë grua të fortë

Pas incidentit të fundit reagon i dashuri i Bebe Rexhës, Keyan Safyari: Krenar me këtë grua të fortë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ditë më parë ishte kryefjala e të gjitha mediave të huaja.

Kjo pasi në koncertin e saj të së dielës në New York ndodhi një incident, ku një burrë nga audienca e goditi me telefon 33-vjeçaren, duke bërë që ajo të dërgohet me urgjencë në spital, nga ku edhe iu bënë tri qepje në fytyrë.


27-vjeçari Nicolas Malvagna i cili tashmë është i arrestuar dhe pritet të dalë para gjyqit më 31 korrik, rrezikon të dënohet me një vit burg për veprën e kryer.

Sido që të jetë, këngëtarja e hitit “In the name of love” gjatë këtyre ditëve ka publikuar fotografi dhe video të fytyrës së saj të lënduar në rrjetet sociale, duke iu treguar fansave se gjendja e saj po përmirësohet dhe se ajo do të vazhdojë turneun e saj.

Mund të dënohet me një vit burg, burri që goditi Bebe Rexhën me telefon thotë se mendonte që ajo do ta kapte atë dhe të bënte një 'selfie'
Lexo po ashtu Mund të dënohet me një vit burg, burri që goditi Bebe Rexhën me telefon thotë se mendonte që ajo do ta kapte atë dhe të bënte një 'selfie'

E lidhur me rastin në fjalë, së fundmi ka reaguar edhe i dashuri i saj, kineasti ndërkombëtar Keyan Safyari.

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të përbashkët të çiftit, ku shihen të buzëqeshur e të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Foto: Keyan Safyari/Instagram

“Krenar me këtë grua. E fortë. E bukur. E talentuar. Inteligjente dhe e ashpër sa thonjtë! Të dua” , ka shkruar Keyan Safyari në mbishkrimi ne fotografisë në Instagram.

Bebe Rexha përndryshe po vazhdon turneun e saj të koncerteve të titulluar “Best F**N Night OF MY Love”, me ndalesën e radhës që do të jetë Filadelfia. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori