LAJMI I FUNDIT:

Pas Harry Maguire, edhe Ben Chilwell shkruan për Kosovën

Pas Harry Maguire, edhe Ben Chilwell shkruan për Kosovën
Ben Chilwell. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Futbollistët anglez kanë mbetur të mahnitur me mikpritjen që i është bërë në Kosovë.

Tifozët nga Kosova kanë shprehur dashurinë që kanë për ta para, gjatë dhe pas ndeshjes.


E për mbështetjen e madhe që i dhanë futbollistëve anglez ka shkruar edhe qendërmbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire.

“Kosovë, ishte një kënaqësi – faleminderit për pritjen e mrekullueshme. Vend i bukur, njerëz të dashur. Paçi fat në të ardhmen”, ka shkruar Maguire në llogarinë e tij në Twitter.
E për këtë sfidë dhe tifozët kosovarë ka reaguar edhe mbrojtësi i majtë, Ben Chilwell që luan me Leicester Cityn.

Anësori anglez ka shpërndarë fillimisht postimin e bashkëkombësit të tij dhe ka shkruar disa fjalë për Kosovën.

“Tifozët më të mirë”, shkroi Chilwell në profilin e tij zyrtar në Twitter.

Anglia fitoi me rezultat të thellë 0-4, ndërsa futbollistët e saj në fund të ndeshjes i duartrokitën tifozët e pranishëm në stadium për një atmosferë brilante. /Telegrafi/