Gjilani ka debutuar në garat ndërkombëtare në mënyrën më të mirë të mundshme. Për herë të parë, skuadra nga Anamarova është paraqitur sonte në rundin preliminar të Ligës së Evropës.

Djelmoshat e Gentjan Mezanit e kanë nisur me fitore aventurën evropiane duke mposhtur Tre Pennen me rezultat, 1:3.


Gjilani ka arkëtuar një shumë të majme parash pas fitores ndaj Tre Pennes në Ligën e Evropës.

Me fitoren e sotme, Gjilani që për president ka Florim Zukën ka arkëtuar 220 mijë euro.

118282663 704920873427265 5699707125869736956 n

Gjithashtu, Gjilani kishte arkëtuar 30 mijë euro nga Federata e Futbollit të Kosovës si nënkampion si dhe 220 mijë euro për pjesëmarrje në rundin preliminar të Ligës së Evropës.

Deri më tani në total, gjilanasit kanë arkëtuar 470 mijë euro.

Në rundin e radhës, nënkampioni i Kosovës do të ketë punë me APOEL Nicosian e Qipros.

117766399 704905093428843 8094305074189519374 o

Kujtojmë se APOEL-i vite më parë ka marrë pjesë edhe në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Sfida mes Gjilanit dhe APOEL-it do të luhet në “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, më 27 gusht. /Telegrafi/

telegrafi sport app