LAJMI I FUNDIT:

Pas dy netëve spektakolare, NGOMfest pret të shpërthejë edhe në natën e tretë (Foto)

Pas dy netëve spektakolare, NGOMfest pret të shpërthejë edhe në natën e tretë (Foto)

Festivali i muzikës NGOMfest, edicioni i gjashtë i të cilit po zhvillohet në Kalanë e Prizrenit, sonte hap dyert për t’i pritur artdashësit dhe adhuruesit e muzikës elektronike.

Grupi legjendar i hiphop-it kosovar, urbaNRoots (NR) performuan gjatë natës së parë para mijëra fansave të tyre, në hapësirat e kalasë ku edhe janë të vendosura dy skena për performues. Dhjetëra këngë të grupit NR u kënduan njëzëri me publikun, duke i bërë të gjithë të përjetojnë një eksperiencë të paparë më parë në festivalet e muzikës në Kosovë.


ng1

Gjatë natës së dytë, përveç para-grupeve të shumta që performuan në ‘Main Stage’, rok-grupi kosovar Jericho bëri që i gjithë Prizreni të jehojë me këngët e tyre. Nata vazhdoi deri në mëngjesin e së shtunës në ‘Sunrise Stage’, kur Leg Off, Jehonë, Uran B. dhe Panda e shoqëruan lindjen e diellit me tingujt e muzikës së tyre.

Sonte, përveç DJ-ve lokalë dhe rajonalë, si performues kryesorë do të jenë tre DJ të Diynamic Music (Magdalena, Undercatt, Lehar), të cilët do të performojnë për gjashtë orë.

ng2

Nata do të fillojë në ora 21:00, kurse koha e përfundimit mbetet të shihet!

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Kalo në kategori