LAJMI I FUNDIT:

Pas duetit me këngëtarin turk, Hekuran Krasniqi edhe me dy këngë të reja

Pas duetit me këngëtarin turk, Hekuran Krasniqi edhe me dy këngë të reja

Këngëtari Hekuran Krasniqi është mjaft aktiv në skenën e muzikës.

Ka pak javë që ai ka lansuar këngën e tij më të fundit në bashkëpunim me këngëtarin turk Gökten Yüksel, dhe Astrit Shake it Drabuka Dj Juba.


Kënga është pëlqyer shumë nga publiku, ndërsa ky nuk do të jetë projekti i fundit i Krasniqit për këtë vit, kjo pasi ai do të sjellë edhe plot tre projekte të reja.

Në një prononcim për Telegrafin, Hekurani ka zbuluar disa detaje nga projekti i tij pasues.

“Jam në përfundim të dy bashkëpunimeve të reja. Një me Egzon Pirecin, dhe tjetrin me Vendom, të cilin do ta publikoj para duetit me Egzonin. Të dy këto këngë janë produkt i studios “Heki”, ndërsa do të realizohen edhe me klipe”, ka thënë Hekuran Krasniqi për Telegrafin.

Në vazhdimin e bisedës, Hekurani tregon se këngët e reja do jenë pak më ndryshe, duke shpresuar në shijen dhe pëlqyeshmërinë e publikut.

“Në bashkëpunimin e parë me Vandom, muzikën dhe tekstin i kam realizuar vet. ndërsa në bashkëpunimin me Egzonin, ai është kujdesur për tekstin, ndërsa muzikën e kemi realizuar bashkë. Po përpiqemi të sjellim dy këngë më ndryshe se këto dy të fundit që i kemi plasuar. Shpresojmë të mirëpriten nga publiku”, përfundoi Hekuran Krasniqi për Telegrafin.

Ndryshe, ai ka qenë mjaft i kërkuar gjatë verës nga publiku nëpër koncerte. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Magazina
Monika Lubonja refuzon të komentojë Eglën në Big Brother:  Nuk kam dëshirë të flas për të

Monika Lubonja refuzon të komentojë Eglën në Big Brother: Nuk kam dëshirë të flas për të

Magazina

"Mendoj që ua kemi borxh", Afrona dhe Blero me dy episode për ndarjen e tyre - zbulohet se kur do të publikohen

Magazina
Kalo në kategori