LAJMI I FUNDIT:

Pas djegies së Kuranit, në Suedi lejohet edhe një tubim ku do të digjen Bibla dhe Tora

Pas djegies së Kuranit, në Suedi lejohet edhe një tubim ku do të digjen Bibla dhe Tora

Policia suedeze tha të premten se kishte dhënë një leje për një protestë që do të përfshinte djegien e teksteve të shenjta jashtë ambasadës izraelite në Stokholm, duke shkaktuar dënime nga Izraeli dhe organizatat hebraike.

Protesta e diskutueshme, e planifikuar për të shtunën, vjen disa javë pasi një burrë i vuri zjarrin faqeve të Kuranit jashtë xhamisë kryesore të Stokholmit – duke çuar në zemërim dhe dënime të përhapura në mbarë botën, përcjell Telegrafi.


Reagime të ashpra pas djegies së Kuranit në Stokholm të Suedisë
Lexo po ashtu Reagime të ashpra pas djegies së Kuranit në Stokholm të Suedisë

Tubimi, siç thuhet më tej, do të përfshinte djegien e Torës dhe Biblës.

Në një koment për AFP, policia e Stokholmit theksoi se në përputhje me legjislacionin suedez u dha leje njerëzve për të mbajtur tubime publike dhe jo për aktivitetet e kryera gjatë tyre.

“Policia nuk jep leje për të djegur tekste të ndryshme fetare – policia lëshon leje për të mbajtur një tubim publik dhe për të shprehur një mendim”, ka thënë Carina Skagerlind, oficere e shtypit për policinë e Stokholmit.

“Një dallim i rëndësishëm”, shtoi ajo.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ishte një nga disa përfaqësues izraelitë dhe organizata hebraike që dënoi menjëherë vendimin.

“Unë dënoj pa mëdyshje lejen e dhënë në Suedi për djegien e librave të shenjtë”, tha Herzog në një deklaratë.

Siç edhe ishte paralajmëruar, një burrë irakian djeg Kuranin jashtë një xhamie në Stokholm
Lexo po ashtu Siç edhe ishte paralajmëruar, një burrë irakian djeg Kuranin jashtë një xhamie në Stokholm

“E dënova djegien e Kuranit, të shenjtë për myslimanët në mbarë botën, dhe tani jam i lënduar që i njëjti fat e pret një Bibël hebraike, librin e përjetshëm të popullit hebre”, shtoi kreu i shtetit.

Ndërsa Yaakov Hagoel, kryetar i Organizatës Botërore Sioniste, tha në një deklaratë se dhënia e lejes “nuk ishte liri e shprehjes, por antisemitizëm”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas arrestimit dhe zhveshjes së palestinezëve, reagon Hamasi dhe organizata

Pas arrestimit dhe zhveshjes së palestinezëve, reagon Hamasi dhe organizata "Amnesty"

Azia
Daçiq nuk e lejon kundërshtarin politik ta shfaq para publikut Marrëveshjen e Brukselit - madje e mohon se është nënshkrues i saj

Daçiq nuk e lejon kundërshtarin politik ta shfaq para publikut Marrëveshjen e Brukselit - madje e mohon se është nënshkrues i saj

Serbia
Dyqind aeroplanë me pajisje ushtarake aterrojnë në Tel Aviv

Dyqind aeroplanë me pajisje ushtarake aterrojnë në Tel Aviv

Azia
Mediat e afërta me Vuçiqin në Serbi akuzojnë Koshtunicën për lirimin e Kurtit nga burgu në vitin 2001

Mediat e afërta me Vuçiqin në Serbi akuzojnë Koshtunicën për lirimin e Kurtit nga burgu në vitin 2001

Serbia
Blinken kritikoi Izraelin: Ata thonë se duan të mbrojnë civilët, por në terren është një histori tjetër

Blinken kritikoi Izraelin: Ata thonë se duan të mbrojnë civilët, por në terren është një histori tjetër

Azia
Forcat izraelite bllokojnë autoambulancat në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite bllokojnë autoambulancat në Bregun Perëndimor

Azia
Kalo në kategori