LAJMI I FUNDIT:

Pas bisedës telefonike me Borrellin, Kurti pret sot në takim Lajçakun

Pas bisedës telefonike me Borrellin, Kurti pret sot në takim Lajçakun

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret sot në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti të dielën ka pasur një telefonatë gjysmë orë me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, dhe takimi me Lajçakun vjen si vazhdimësi e asaj telefonate, transmeton Telegrafi.


Takimi mes Kurtit dhe Lajçak do të nis në ora 16:00, në ndërtesën e Qeverisë.

Gjithashtu, Lajçak do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani.

Kujtojmë se që nga data 26 maj në katër komunat veriore, Zubin Potok, Leposaviq, Mitrovicë e veriut dhe Zveçan ka pasur protesta të dhunshme të organizuara nga serbët lokalë.

Serbët kundërshtuan kryetarët e rinj shqiptarë, duke sulmuar dhunshëm objektet komunale dhe duke tentuar të hyjnë më forcë brenda tyre.

Gjatë eskalimit të situatës, janë lënduar policë, ekipet e mediave dhe ushtarë të KFOR-it.

Po ashtu, kohë pas kohë janë sulmuar edhe komunat me shok-bomba dhe granata dore, ku janë dëmtuar disa vetura zyrtare.

Thirrje për qetësimin e situatës në veri kanë bërë zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe ata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/