LAJMI I FUNDIT:

Pas 45 vjetëve zgjidhet misteri i vdekjes së Bruce Lee

Pas 45 vjetëve zgjidhet misteri i vdekjes së Bruce Lee

Çfarë ndodhi në vitin 1973 në ditën kur legjenda e arteve marciale dhe ylli i Hollivudit, Bruce Lee vdiqë në moshën 32-vjeçare. Matthew Polly mendon se di diçka rreth kësaj ngjarje.

Gati 45 vjet pas vdekjes së papritur dhe misterioze të yllit kinez, gazetarit amerikan botoi një biografi të aktorit të cilën e quajti “Bruce Lee: A Life”, ku ka intervistuar më shumë se 100 persona që kishin lidhje me Leen, përfshirë miqtë, familjarë, kolegë dhe e veja e tij, Linda Lee Cadwell si dhe vajzën, Shannon Lee.


Dhe ndërsa shkaku zyrtar i vdekjes së sulmi në tru, e cila shkaktohet prej varësisë nga droga, Polly dyshon se ylli ka vdekur shkaku i një sulmi në zemër që erdh si pasojë e temperaturave të larta.

“Çelësi për të kuptuar vdekjen e Lee qëndron në faktin se u rrëzua 10 javë para se të vdiste për të njëjtën arsye”, shpjegoi Polly për Fox News.

“Më 10 maj 1973 hyri në dhomë të freskët në një nga ditët më të nxehta të muajit. Mbylli kondicionerin dhe u largua nga dhoma kur në një çast u shemb në dysheme. Ai u ngrit dhe sërish në dhomë, por u rrëzua përsëri dhe nuk mundi të lëvizte. Ata e transferuan në spital dhe mjekët dyshojnë se truri i tij pësoi sulm. Rënia e parë duket si një e goditje prej ngrohjes”, shkruan ai.

Cadwell i tregoi Los Angeles Times në vitin 1998 se vdekja e Lee u shkaktua nga goditja e trurit për shkak të ndjeshmërisë ndaj përbërësit të gjetur në “Equagesica”. Por, Polly këmbëngul se momentet e fundit të Lee gjatë valës së nxehtësisë në Hong Kong janë të ngjashme me simptomat që kishte përjetuar më parë.

“Në atë kohë gjithçka po shkruhej, se e helmuan atë, se e kishin vrarë “ninjat” ose se dikush e kishte vrarë”, thotë Polly.

“Por nuk ka dëshmi se dikush e ka vrarë dhe përfundimisht është një goditje nga nxehtësia, e cila nuk është vrasësi më i pazakontë i atletëve të rinj”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori