LAJMI I FUNDIT:

Pas 120 minutash lojë, Unitedi arriti të fitojë ndaj Kopenhagës për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Manchester United vs Kopenhaga (Foto: Sascha Steinbach/Pool via Getty Images/Guliver)

Manchester United ka vuajtur për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës në duelin që e fitojë ndaj Kopenhagës me rezultat 1-0.

Ndeshja shkoi në vazhdime dhe Djajtë e Kuq arritën që të shënonin golin e vetëm të takimit, për të kaluar në fazën tjetër të garës së dytë më të rëndësishme për klube në Evropë.

United arriti të kalonte në pjesën e parë në epërsi, ku Mason Greenwood shënoi në minutën e 45+1, mirëpo ajo u anulua për pozitë jashtë loje.

Manchester United vs Kopenhaga (Foto: Sascha Steinbach/Pool via Getty Images/Guliver)

Më pas, Kopenhaga ia vështirësoi edhe më shumë gjërat skuadrës angleze, duke u tregua të rrezikshëm në disa momente, por edhe që ishin të fokusuar mjaftë në pjesën defanzive.

90 minuta përfunduar dhe asnjëra nga skuadrat nuk arritën të shënonin një gol të vetëm.

Manchester United vs Kopenhaga (Foto: Sascha Steinbach/Pool via Getty Images/Guliver)

Ishte minuta e 94-të kur skuadra që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer fitoi një penallti të cilën në gol e konvertoi Bruno Fernandes.

Ky gol mjaftoi që United të kalonte në gjysmëfinale, derisa do të pres tani fituesin e duelit Wolverhapton Wandereres – Sevilla. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Kalo në kategori