LAJMI I FUNDIT:

Pas 100 ditësh, Real Madridi mund të kthehet në krye të La Ligas  

Pas 100 ditësh, Real Madridi mund të kthehet në krye të La Ligas  

Real Madridi ka mundësinë që edhe një herë të bëhet udhëheqës i vetëm i La Liga Santander sot (e diel) në mbrëmje, kur ata udhëtojnë për t’u përballur me Real Valladolid, pas humbjes 2-0 të Barcelonës në Valencia të shtunën pasdite.

Hera e fundit që Los Blancos ishte lideri ishte 100 ditë më parë, më 19 tetor, por humbja e tyre 1-0 nga Mallorca dha një mundësi për Barcelonën që të uzurponte kryesimin.


Që atëherë, ekipi i Zinedine Zidane nuk ka humbur më, megjithatë ata nuk kanë qenë në gjendje të bëhen lider për shkak të aftësisë së Blaugranëve për të marrë rezultate pozitive, të paktën deri të shtunën.

Hidhet shorti për Copa del Rey, Real Madridi dhe Barcelona mësojnë kundërshtarët
Lexo po ashtu Hidhet shorti për Copa del Rey, Real Madridi dhe Barcelona mësojnë kundërshtarët

Në fakt, një barazim në Jose Zorrilla do të ishte i mjaftueshëm që Reali të rifitonte vendin e parë, megjithëse një fitore do t’i shihte ata të hapnin një hendek prej tre pikësh ndaj katalunasve, që mund të jetë i rëndësishëm për vazhdimin e sezonit.

Mbretërit janë në një formë mbresëlënëse aktualisht, pasi ka kaluar 11 ndeshje pa humbje në La Liga, formë e cila nëse zgjatet do t’i shikonte ata të kapnin vendin e parë në tabelë.

Mbretërit janë në formë të lartë aktualisht (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Barcelona pati rastin të fitojë dhe të bëjë presion ndaj Los Blancos, por tani Reali do të ketë mundësinë të bëjë të njëjtën gjë, megjithëse këtë herë Blaugranët nuk do të ketë shansin të përgjigjet në këtë ditë të ndeshjes.

Nëse ata fitojnë në Valladolid, do të ishte një lajm tjetër pozitiv për ekipin e Zidanes, të cilët fituan para disa javësh trofeun e parë sezonal duke e mposhtur Atletico Madridin me penallti në Superkupën e Spanjës.

Real Madrid, ‘supermarketi’ më i mirë në La Liga
Lexo po ashtu Real Madrid, ‘supermarketi’ më i mirë në La Liga

Deri të shtunën, Barcelona kishte përputhur 11 ndeshjet e Realit si të pamposhtur, por dy rrëshqitjet në ndeshjet e fundit, barazimi 2-2 në derbin ndaj Espanyol dhe më pas humbja në Mestalla, do të thotë që ata nuk mund të përballojnë çdo gabim tjetër.

Ata gjithashtu duhet të udhëtojnë në Santiago Bernabeu për El Clasicon e dytë të sezonit në fillim të marsit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori