LAJMI I FUNDIT:

Partnerja e Karim Benzemas, Jordan Ozuna flet për herë të parë për lidhjen me futbollistin dhe konvertimin në fenë islame

Partnerja e Karim Benzemas, Jordan Ozuna flet për herë të parë për lidhjen me futbollistin dhe konvertimin në fenë islame

E dashura e Karim Benzemas, Jordan Ozuna ka dhënë intervistën e saj të parë që nga fillimi i lidhjes me sulmuesin.

Francezi është një nga yjet më të mëdhenj të futbollit, por marrëdhënia e tij me Jordaninë ka mbetur larg syrit të publikut.


Benzema dhe Jordan nuk u panë publikisht së bashku deri në ceremoninë e Topit të Artë të vitit të kaluar, ku ish- lojtari i Real Madridit mori çmimin prestigjioz.

Foto: Instagram

Me 35-vjeçarin që u largua nga Bernabeu për në Al-Ittihad në fillim të këtij muaji, Jordan tani ka folur për marrëdhënien e tyre në një intervistë me Yo Dona, shkruan The Sun.

Duke biseduar se si u bashkuan, modelja pranoi se as nuk e dinte se ai ishte një yll i madh i futbollit.

“Kur takova Karimin, nuk e dija se kush ishte ai. Unë jam amerikane, nuk di shumë për futbollin”, tha modelja.

Foto: Instagram

“Që në fillim u ndjeva sikur ai ishte diçka ndryshe. Karim është një djalë i mrekullueshëm. Ne kemi qeshur kaq shumë së bashku… Kur them se ai është shoku im më i mirë, e kam fjalën me të vërtetë ai është”, shtoi partnerja e futbollistit.

Të gjitha lajmet nga Karim Benzema
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Karim Benzema

Jordan foli gjithashtu se si ajo është konvertuar në Islam.

“Ishte këtu në Xhaminë e Madridit. Ata recitojnë Kur’an… Është një ceremoni e vogël dhe intime. Kam qarë si fëmijë. Jam shumë sentimentale. Kam hulumtuar shumë për këtë fe dhe më duket e bukur”, tha Ozuna.

Foto: Instagram

“Gjithçka që kam lexuar për të më ka prekur, gjatë Ramazanit kam lexuar Kuran dhe më ka përlotur. Lexova gjithashtu “Rruga e Shenjtë drejt Islamit” për një të krishterë që konvertohet në Islam, si unë. Një libër vërtet i çmuar”, zbuloi tutje ajo.

Ndërkohë, në fillim të qershorit, sulmuesi francez, Karim Benzema, iu bashkua klubit saudit, Al-Ittihad, për të vazhduar pjesën tjetër të karrierës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen

Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen

Magazina
Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Magazina
U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Bashkohen sërish Lumbardhi dhe Kaderi?

Bashkohen sërish Lumbardhi dhe Kaderi?

Magazina
Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e

Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e "Golden Eagle” - imazhi i tij tashmë në kanaçen e çdo pije energjike

Magazina
Kalo në kategori