LAJMI I FUNDIT:

Paris Hilton shijon lidhjen me Carter Reum

Paris Hilton shijon lidhjen me Carter Reum
Paris Hilton dhe Carter Reum

Paris Hilton u pa duke u argëtuar me të dashurin e saj, Carter Reum dhe familjen e tij të hënën në mbrëmje.

39 vjeçarja u fotografua me një fustan të zi të gjatë, derisa ishte në krah të partnerit – i cili po ashtu kishte veshur një këmishë të zezë duke festuar ditëlindjen e të motrës, Halle Hammond.


Në foton e grupit është edhe vëllai i Carter, Courtney si dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Paris Hilton (Foto: Instagram)

“Një mbrëmje e bukur në shtëpi me familjen duke festuar ditëlindjen e motrës time të bukur Halle Hammond”, shtoi Paris në mbishkrimin e fotografisë.

Hilton shkëlqeu në dukjen elegante, e cila mbante flokët e lëshura dhe kishte vënë një palë vathë prej ari.

Biondja së fundmi u përfol për dokumentarin “This Is Paris”, ku ka treguar në detaje rreth abuzimit fizik dhe mental gjatë fëmijërisë.

“E varrosa të vërtetën time për një kohë të gjatë. Por jam krenare se si kam arritur të bëhem një grua e fortë. Njerëzit mund të spekulojnë gjithqka për jetën time, por dua t’i tregoj botës se kush jam me të vërtetë”, tha ajo në një deklaratë për revistën People.

Paris në ‘The Drew Barrymore Show’ (Foto: YouTube)

Gjithashtu, Paris ka folur edhe për abuzimet që i janë bërë në shkollën Provo Canyon në Utah.

E njëjta kaloi rreth 11 muaj në po të njëjtën shkollë, deri në momentin kur prindërit e saj filluan të shohin problemet e saj mendore. /Telegrafi/

Paris Hilton (Foto: YouTube)

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori