LAJMI I FUNDIT:

Paredes objektivi kryesor i Interit për repartin e mesfushës

Paredes objektivi kryesor i Interit për repartin e mesfushës

Leonardo Paredes mund të rikthehet në Serie A pas katër viteve që ishte larguar nga futbolli italian.

Mesfushori argjentinas për momentin është pjesë e Paris Saint Germain, por është objektivi kryesor i Interit për mesfushën.


Antonio Conte i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se kërkon me ngulm afrimin e argjentinasit në skuadër.

Drejtuesit e klubit i kanë miratuar kërkesën trajnerit dhe kanë nisur bisedimet tanimë me homologët e tyre nga Parisi.

Problemi qëndron se Inter nuk mund ta transferojë Paredesin para se të largojë.

Radja Nainggolan është larguar tanimë, ndërsa Interi po mendon ta largojë edhe Christian Eriksenin para se të fillojë të transferojë lojtarë.

Gjithsesi afrimi i Paredes pritet të ndodh si huazim me Interin që do ta ketë edhe opsionin e blerjes së tij. /Telegrafi/