LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Porto – Juventus

Parashikim: Porto – Juventus

Juventus ka një mision të vështirë si mysafirë i skuadrës së Portos, por me ecurinë në ligën italiane do të mundohet të nxjerrë një rezultat pozitiv.

Vendi: Estadio do Dragao, Lisbonë
Koha: 22 shkurt (e mërkure), 20:45


Lajmet rreth ekipeve

Porto

Nuno nuk ka shqetësime serioze para takimit të sotëm të Juventusit, edhe pse Andre Silva dhe Felipe janë një karton larg mungesës në ballafaqim të radhës.
Porto pritet të paraqitet me formacionin 4-1-3-2 në Ligën e Kampionëve, megjithëse në ligën elitare portugeze paraqitet me formacionin klasik prej 4-4-2.

Formacionet e mundshme, Porto – Juve: Barzagli dhe Chiellini nga minuta e parë?
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme, Porto – Juve: Barzagli dhe Chiellini nga minuta e parë?

Juventus

Juventus pritet të vazhdojë të paraqitet me formacionin 4-2-3-1, ashtu siç ka luajt deri më tani në Serie A.
Leonardo Bonucci mund të mos paraqitet në këtë takim pas fjalosjes gjatë fundjavës me trajnerin Max Allegrin.
Mario Mandzukic do të kthehet pas suspendimit, ndërsa Giorgio Chiellini mbetet në dyshim.
Sami Khedira, Miralem Pjanic dhe Claudio Marchisio po konkurrojnë për dy pozicione të mesfushës së Juventusit.
Stephan Lichtsteiner është rikthyer përsëri dhe mund ta lë në bankën e rezervistëve Dani Alvesin.

Top lojtarët

A e dini se…?

Porto në tre ndeshjet e fundit nuk ka pësuar asnjë gol në Ligën e Kampionëve.
Juventus janë të pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit të kësaj gare prestigjioze evropiane për klube.

Analiza

Porto asnjëherë nuk ka humbur kundër Juventusit në tre përballjet e mëparshme dhe objektivi i tyre do të jetë të mos e prishin këtë bilanc të mirë me kampionin italian.
Megjithatë, Juventusi është i pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit si mysafirë në ligat evropiane.
Juventus ka humbur katër nga 11 ndeshjet e fundit me klubet portugeze, por të gjithë ndeshjet pozitive i ka kundër Benficas.

Parashikimi: Porto 1-1 Juventus