LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Liverpool – Swansea

Parashikim: Liverpool – Swansea

Liverpooli do të presë Swansean në Anfield për të fituar ndeshjen e parë në Ligën Premier pas barazimit ndaj Unitedit javën e kaluar.

Vendi: Anfield Road, Liverpool
Koha: 21 janar (e shtunë), 13:30


Lajmet rreth ekipeve

Liverpool
Joel Matip ende është në pritje të konfirmimit për të luajtur dhe pritet të jetë në stol. Danny Ings është jashtë formacionit teksa Marko Grujic është në dyshim për vendasit.
Sadio Mane është në angazhime me Senegalin në Kupën Afrikane të Kombeve.

Swansea
Modou Barroë është në dyshim për mysafirët, teksa Pual Clement është sërish pa Jefferson Monteron dhe Neil Taylor, por Luciano Narsingh mund të luajë pas rikuperimit të tij nga lëndimi.
Bosi i Swanseas mund t’i japë debutimin transferimit të ri Martin Olsson, përderisa Tom Carroll është në pritje të debutimit të tij të dytë pas transferimit nga Tottenhami.
Clement mund të sjellë Leroy Ferin në formacionin startues në vend të Nathan Dyer, teksa Borja Baston po ashtu pret që të startojë.

Top lojtarët

A e dini se?

Janë shënuar së paku tri gola në nëntë ndeshjet e fundit të Swanseas në Ligën Premier.

Liverpooli është i pamposhtur në 17 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën Premier.

Liverpooli ka fituar pesë ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Swanseas në të gjitha garat.

Swansea ka pranuar së paku tri gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Swansea ka humbur pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Formacionet e mundshme: Liverpool - Swansea
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Liverpool - Swansea

Analiza

Liverpooli ka siguruar një vend në rrethin tjetër të FA Cup pas fitores së vështirë te ekipi nga kategoria e katërt e futbollit anglez, Plymouth të mërkurën mbrëma. The Reds tashmë kanë fituar katër ndeshjet e fundit në shtëpi në kampionat ndaj Swanseas dhe pritet që vendasit t’i kthehen fitoreve.

Swansea ka fituar ndeshjen e fundit në udhëtim te Crystal Palace edhe pse ishte vetëm fitorja e dytë në udhëtim këtë sezon.

Liverpooli i ka të gjitha atë që i duhet dhe duke parë edhe faktin që Coutinho po kthehet në formacion, pritet një fitore e lehtë për Liverpoolin.

Parashikimi: Liverpool 3-0 Swansea

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori