LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Barcelona – Chelsea

Parashikim: Barcelona – Chelsea

Barcelona do ta presë Chelsean në tempullin mitik të Camp Nou për të shkuar drejt një triumfi tjetër në garën më prestigjioze të futbollit evropian. Por, ky do të jetë një mision më i vështirë se sa që mund të mendohet…

Vendi: Camp Nou, Barcelona
Koha: E mërkurë, 14 mars, 20:45h
Transmetim special në ekranët gjigantë në Cineplexx me zërim “sorround system”


Lajmet rreth ekipeve

Barcelona
Lionel Messi mungoi në fitoren 2-0 ndaj Malagas fundjavën e kaluar për shkak të lindjes së fëmiut të dytë të tij, por kthehet ndaj Chelseat.

Nelson Semedo është kthyer sërish në përzgjedhje pasi mungoi në sfidën e parë për shkak të suspendimit, por mund të mungojë edhe në ndeshjen kthyese për shkak të lëndimit.

Ernesto Valverde ka një problem potencial me Iniestan i cili është në dyshm të madh dhe Coutinhon i cili nuk mund të zhvillojë ndeshje për Barcën në Ligën e Kampionëve.

Paulinnho dhe Ousmane Dembele po luftojnë për një vend në krahun e djathtë me këtë të fudnit që pritet ta marrë besimin e trajnerit.

Sergi Roberto është duke u shëruar në muskulin e kuadricepsit, por Valverde pritet që të vendosë për të që të luajë nga minuta e parë.

Denis Suarez dhe Sergi Samper po ashtu janë në dyshim, por asnjëri prej tyre nuk janë zgjedhja e parë.

Formacionet e mundshme: Barcelona - Chelsea
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Barcelona - Chelsea

Chelsea
Ross Barkley, Tiemoue Bakayoko dhe David Luiz janë të gjithë në dyshim ët madh për udhëtimin te Barca.

Eden Hazard mund të ngarkohet me detyrën që të luaj në mes edhe pse Morata dhe Giroud janë të gatshëm për lojë.

Conte duhet të vendosë nëse duhet të startojë Fabregas ndaj ish klubit ët tij ose të luaj me një mesfushë më defensive me Danny Drinkëater.

Antonio Rudiger pritet të startojë në mbrojtje në vend të Gary Cahill.

                             Top lojtarët

Përballjet kokë më kokë

Fakte

Barcelona ka barazuar në katër ndeshjet ef undit në shtëpi ndaj Chelseat në të gjitha garat.

Janë shënuar më pak se tri gola në katër ndeshjet e fundit të Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Deklarata e Contes para ndeshjes
Lexo po ashtu Deklarata e Contes para ndeshjes

Chelsea është i pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit ndaj Barcelonës në të gjitha garat.

Barcelona është e pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Analiza

Një gabim në mbrojtje në ndeshjen e parë i dha Barcelonës një avantazh të madh kundër Chelseat për duelin kthyes. Skuadra spanjolle është e pamposhtur në shtëpi krejt sezonin, që nuk është një ogur i mirë për ekipin anglez.

Deklarata e Valverdes para ndeshjes
Lexo po ashtu Deklarata e Valverdes para ndeshjes

Chelsea është i pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit ndaj Barcelonës, por nuk është në formë të mirë para duelit në Camp Nou. Ata kanë humbur katër ndeshjet e fundit në udhëtim dhe kanë fituar vetëm një prej tri përballjeve kur kanë mbajtur Barcën 1-1 në ndeshjen e parë.

Barazimi i Messit në minutën e 75-të në Stamford Bridge ka vrarë gjasat e Cehlseat për një kualifikim tutje dhe forma sugjeron se Barca do të kalojë në rrethin tjetër, megjithatë me shumë vështirësi.

Parashikimi: Barcelona 1-1 Chelsea (Barcelona kualifikohet pas penaltive)

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori