LAJMI I FUNDIT:

Formacionet e mundshme, Barcelona – Chelsea

Formacionet e mundshme, Barcelona – Chelsea
during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Chelsea FC and FC Barcelona at Stamford Bridge on February 20, 2018 in London, United Kingdom.

Barcelona do ta pres Chelsean në Camp Nou, ku njëra nga skuadrat e mëdha do t’i thotë të lamtumirë Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave e zhvilluar në Stamford Bridge është mbyllur 1-1.


Anglezëve iu duhet një gol në çdo kombinim për të kaluar tutje, pasi rezultat 0-0 i eliminon.

Sa u përket formacioneve, Ernesto Valverde do të ketë në dispozicion edhe Andres Iniestan

Semedo është i lënduar ndërsa në sulm do të luajnë Lionel Messi dhe Luis Suarez.

Conte do të luajë përsëri me tre mbrojtës, ndërsa Alvaro Morata pritet ta nis nga baka rezervë.

Hazard do të jetë sulmues i parë, i mbështetur nga Pedro dhe Willian. /Telegrafi/


Barcelona: Ter Stegen; Sergi Roberto, Pique, Umtiti, Jordi Alba; Rakitic, Busquets, Iniesta; Paulinho; Suarez, Messi.

Chelsea: Courtois; Rudiger, Azpilicueta, Christensen; Moses, Fabregas, Kantè, Alonso; Pedro, Willian, Hazard.