LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Arsenal – Stoke

Parashikim: Arsenal – Stoke

Arsenali do ta presë Stoke Cityn në formë të Xherdan Shaqirit në tentim për të vazhduar luftën për pozitën e parë në tabelë. Natyrisht, ky mision nuk do të jetë i vështirë për ekipin nga Emirates.

Vendi: Emirates Stadium, Londër
Koha: 10 dhjetor (e shtunë), 16:00


shaqiri 1

Lajmet rreth ekipeve

Arsenal
Arsene Wenger bëri rotacion të skuadrës së tij në ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve në mesjavë, por mund të emërojë një 11-she më të zakonshme këtë javë. Lucas Perez shënoi hetrik dhe do të shpresojë të luajë ndaj Stokes të shtunën.
Mertesacker është kthyer në stërvitje, por nuk ka luajtur për Arsenalin që nga prilli. Pa një para-sezonë të mirë, ai ende është larg startit për Topçinjt.
Hector Bellerin është kthyer po ashtu në stërvitje pasi mungoi në nëntor për një dëmtim në ligamente, por Gabriel mund të mbajë vendin e tij në përbërje këtë fundjavë me Bellerinin që është në gjendje gatishmërie qysh në mesjavën e ardhshme.

Arsenali pa një varg lojtarësh ndaj Stokes
Lexo po ashtu Arsenali pa një varg lojtarësh ndaj Stokes

Stoke City
Testet kanë treguar se Bruno Martins Indi nuk ka pësuar frakturë dhe ai mund të jetë i gatshëm të luajë ndaj Arsenalit.
Ryan Shaëcross nuk mund të rikuperohet në kohë për shkak të lëndimit, teksa Muniesa ka luajtur mirë në mungesë të tij dhe do të jetë partner i Martins Indit.
Marko Arnautovic ishte detyruar që të largohej nga fitorja prej 2-0 ndaj Burnleyt fundjavën e kaluar, por pritet që të rikuperohet shpejt. Jonathan Ëalters mund të ri-fitojë pozitën e tij startuese para Bonyt.
Nuk do të ketë rikthim në aksion për Jack Butland, i cili ka pësuar një tjetër goditje në rikthimin e tij nga lëndimi.
Mark Hughes ka opsione më shumë në mesfushë pas rikthimeve të Ëhelan dhe Joe Allen, teksa vendime të vështira duhet të ndërmirren prej tij.

arsenal-3-0-chelsea

Top Lojtarët

top-lojtart

A e dini se?

Arsenali ka fituar në nëntë ndeshjet e fundit ndaj Stokes në të gjitha garat kur ka luajtur në shtëpi.

Arsenali ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit në shtëpi.

Janë shënuar më pak se tir gola në tetë nga nëntë ndeshjet e fundit të Stoke Cityt.

Arsenali është i pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Arsenali ka mbajtur portën të pastër në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Stoke Cityt.

Arsenali ka shënuar së paku dy gola në tri ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Stoke Cityt në të gjitha garat.

Formacionet e mundshme: Arsenal - Stoke
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Arsenal - Stoke

Analiza

Arsenali po kënaqet me një moment të mirë duke shënuar nëntë gola në dy ndeshjet e fundit. Ata kanë rastin që të kalojnë në maje të Ligës Premier nëse e mposhtin Stoke Cityn me dy gola epërsi, edhe pse Chelsea do të luajë të dielën dhe lidershipi mund të jetë i përkohshëm.

Stoke City po ashtu po luan mirë për momentin pas startit të keq të szonit. Ata kanë fituar katër nga gjashtë ndeshjet e fundit të tyre në kampionat dhe janë në top 10-she. Ata janë të pamposhtur në katër ndeshjet e fundit, por ndaj Arsenalit do të kenë probleme. Stoke nuk ka shënuar në tri ndeshjet e fundit ndaj Arsenalit, teksa ka humbur gjashtë ndeshjet e fundit në Emirates.

Parashikimi: Arsenal 3-1 Stoke City

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori