LAJMI I FUNDIT:

Paraqitje e jashtëzakonshme në Evropë, presidenti i skuadrës kundërshtare zbret në fushë dhe e fton direkt Ajetin t’i bashkohet skuadrës së tij

Paraqitje e jashtëzakonshme në Evropë, presidenti i skuadrës kundërshtare zbret në fushë dhe e fton direkt Ajetin t’i bashkohet skuadrës së tij

Adana Demirspor ka arritur fitore në ndeshjen e kthimit ndaj CFR Cluj në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës me rezultat 2-1.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Rumani përfundoi baras 1-1, derisa turqit kaluan tutje me rezultat të përgjithshëm 3-2.


E më i miri në këtë ndeshje nga të dyja ekipet ishte qendërmbrojtësi shqiptar Arlind Ajeti që bëri një paraqitje të shkëlqyeshme.

Ajeti ndërpreu shumë aksione të kundërshtarëve dhe ishte i pakalueshëm në mbrojtje.

Paraqitja spektakolare e mbrojtësit prishtinas i ka bërë përshtypje edhe presidentit të Adana Demirspor, Murat Sancak.

I pari i klubit turk pas ndeshjes ka zbritur në fushë dhe e ka përgëzuar personalisht Ajetin për paraqitjen e jashtëzakonshme.

Por gjesti që ka bërë Murat Sancak është bërë viral në gjitha rrjetet sociale.

Sancak pasi e përshëndet Ajetin e fton drejtorin sportiv të Adana Demirspor, duke i thënë shikoje këtë emër pasi dua ta transferojë në klubin tim.

Kjo ka sjellë të qeshura tek të gjithë të pranishmit në stadium, gjithsesi edhe te Arlind Ajeti i cili e ka falënderuar presidentin e skuadrës turke për vlerësimin që i ka bërë.

Ajeti këtë afat kalimtar u transferua te Cluj, por nuk i dihet nëse Adana do të bëj një ofertë zyrtare për t’ia plotësuar dëshirën presidentit për ta pasur qendërmbrojtësin shqiptar në radhët e veta. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori