LAJMI I FUNDIT:

Paraqitja e parë në Botëror: Mijëra euro i kushtoi veshja Era Istrefit

Paraqitja e parë në Botëror: Mijëra euro i kushtoi veshja Era Istrefit
Foto: Getty Images

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi është duke realizuar provat gjenerale për performancën e saj në Moskë.

Ajo do të performojë këngën shoqëruese të kampionatit Botëror, “Live it up”, në hapjen e ceremonisë finale.


Dje (e premte), ajo ka mbajtur konferencën e saj të parë për shtyp, nga ku ka deklaruar se ndjehet e lumtur që u bë pjesë e Kampionatit Botëror.

Si në çdo paraqitje tjetër, edhe ditën e djeshme këngëtarja shqiptare dukej bukur dhe me stil.

Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam në konferencën për shtyp (Foto: Getty Images)

Për tu dukur e tillë, Istrefi duket se shpenzon mjaft, dhe vetëm veshja në ditën e djeshme i ka kushtuar asaj me mijëra euro.

Era mbante veshur një xhaketë nga Whyte Studio që kushton 394 euro, atletet e markës Gucci që kushtojnë 1200 euro dhe pantallonat e po të njëjtës markë si xhaketa, me çmimin 266 euro, shifra këto që bëhen të ditura nga faqja “What they wearin”.

Foto: What they wearin/Instagram

Kurse varësja që po mbante Era në qafë, është stolia e quajtur J’adior e markës Dior, që kushton e cila kap shifrën e 290 eurove.

Për paraqitjen finale, Istrefi ka përgatitur një veshje të veçantë këshilluar me shumë stilistë, e cila do ta bëjë atë të duket glamuroze nesër (e diel) në “Luzhniki Stadium”. /Telegrafi/

Foto: Era Istrefi/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet

Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet

Magazina
Kalo në kategori