LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohet versioni i të famshmëve, Big Brother Vip (Video)

Paralajmërohet versioni i të famshmëve, Big Brother Vip (Video)

Tash e disa sezone publiku ka mundur ta shohë versionin shqiptar të platformës botërore, “Big Brother”. Ndërsa tashmë është paralajmëruar edhe versioni Big Brother Vip.

“Të përndiqesh nga portalet! Të bësh selfie me fansat! Të dobësohesh me palestër! Të parakalosh në tapet të kuq! Të dobësohesh me ndihmën e doktorit! Të marrësh vesh dallaveret e fundit! Të bësh thonjtë! Të zgjedhësh madhësinë e gjoksit! Të frysh buzët pa rënë në sy!


…të bësh prapë thonjtë! Të gjesh parukën e duhur! Të fshish komentet e “hate”-rave! Të shpikësh një emër për beben e re! Të xhirosh gomat aty ku nuk lejohet! Të kërkosh falje publike!

Është e vështirë, të jesh një VIP!

Ata meritojnë që të çlodhen! E ku është resorti i VIP-ave?!

Big Brother Vip…së shpejti vetëm në Top Channel”, shkruan në njoftim.

https://www.instagram.com/p/BeiQEgTnmnB

Edhe prezantuesi i njohur, Ledion Liço, e ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke i pyetur fansat se a janë gati për Big Brother Vip.

Njoftimit i është bashkëngjitur edhe një video promovuese që jua sjellim më poshtë.