LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohet ndalimi i qarkullimit të kombi-busëve nga Mitrovica dhe Vushtrria për në Prishtinë

Paralajmërohet ndalimi i qarkullimit të kombi-busëve nga Mitrovica dhe Vushtrria për në Prishtinë

Është paralajmëruar që në ditët në vijim do të ndalohet qarkullimi i kombi-busëve nga Mitrovica dhe Vushtrria. Kjo u diskua në takimin që patën drejtorët e Komunës së Mitrovicës me zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Reklama

Drejtori i Inspekcionit, Valon Brahimi, dhe Drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, kanë pritur në takim këshilltarë të ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës, zyrtarë policor të Trafikut Rrugor, si dhe drejtoreshën e Inspekcionit në Komunën e Vushtrrisë, Shqiponje Hajdari Mikushnica.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, dhe përfaqësues nga transporti rrugor ndër urban të udhëtarëve në Mitrovicë.

Arsyeja e këtij takimi ishte ndërmarrja e masave për ndalimin e qarkullimit të kombi-busëve në relacionin Mitrovicë- Prishtinë dhe Vushtrri- Prishtinë, si dhe anasjelltas.

Nga ky takim akterët relevant u dakorduan për fillimin e zbatimit të masave për ndalimin e qarkullimit të kombi- busëve dhe u pajtuan që takimi i tyre i radhës i cili do të mbahet pas një muaji të ketë rezultate konkrete në këtë drejtim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagime të ashpra pas deklarimit të Ramës se

Reagime të ashpra pas deklarimit të Ramës se "Veriu i Kosovës me kalimin e viteve është bërë toka e askujt"

Lajme
Çfarë shkruan shtypi gjermanofolës për Milan Radoiçiqin dhe për Vuçiqin

Çfarë shkruan shtypi gjermanofolës për Milan Radoiçiqin dhe për Vuçiqin "pothuajse të nënshtruar" në CNN

Lajme
Kreu i partisë opozitare në Serbi, Ponosh: Radoiçiq u lirua nga paraburgimi, sepse kishte marrëveshje me pushtetin

Kreu i partisë opozitare në Serbi, Ponosh: Radoiçiq u lirua nga paraburgimi, sepse kishte marrëveshje me pushtetin

Lajme
Pas rastit në Banjskë, Elshani: Ka raste kur policët e dorëhequr po kërkojnë të kthehen në punë

Pas rastit në Banjskë, Elshani: Ka raste kur policët e dorëhequr po kërkojnë të kthehen në punë

Lajme
Gashi: Radoiçiqi mund të vritet nga Serbia, njëjtë sikurse Arkani

Gashi: Radoiçiqi mund të vritet nga Serbia, njëjtë sikurse Arkani

Siguri
Shtohen zërat në BE që kërkojnë vendosjen e sanksioneve perëndimore ndaj Serbisë, pas sulmit në veri të Kosovës

Shtohen zërat në BE që kërkojnë vendosjen e sanksioneve perëndimore ndaj Serbisë, pas sulmit në veri të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori