Këngëtarja e njohur amerikane, Fergie, pritet të sjellë albumin e dytë më herët se që ishte raportuar.

Anëtarja e “Black Eyed Peas” ka lansuar këngën e fundit në janarin e vitit të kaluar dhe gjatë gjithë kohës kishte vazhduar punët në albumin e ri që do të shërbejë si pasardhës i “The Dutchess”, i lansuar më 2006.


Sipas ueb-faqes së modës “WWD”, albumi pritet të vijë në muajin mars, transmeton koha.net.

40-vjeçarja ishte në Paris gjatë fundjavës për të realizuar fotografinë e ballinës së albumit me fotografët Mert Alas dhe Marcut Piggot.

Në raportim,po ashtu, thuhet se Fergie do të filmojë një videoklip të ri në Paris, para se të udhëtojë drejt Londrës.