LAJMI I FUNDIT:

Paolo Maldini ka veçuar tre kundërshtarët më të vështirë me të cilët është përballur në karrierën e tij 25-vjeçare

Paolo Maldini ka veçuar tre kundërshtarët më të vështirë me të cilët është përballur në karrierën e tij 25-vjeçare

Legjendari Paolo Maldini ka zbuluar se Diego Maradona, braziliani Ronaldo dhe Lionel Messi ishin kundërshtarët më të fortë me të cilët u përball gjatë karrierës së tij mbresëlënëse.

Maldini gjatë gjithë karrierës së tij si futbollist ka luajtur për Milanin, ku ka fituar çdo trofe të mundshëm.


“Kam pasur fatin të luaj kundër shumë lojtarëve të mëdhenj në karrierën time. Megjithatë, tre kundërshtarët më të vështirë ndaj të cilëve kam luajtur ishin Maradona, Ronaldo Nazario dhe Messi”, ka thënë italiani.

Maldini luajti për Milanin për 25 vjet, nga viti 1984 deri në vitin 2009. Ka qenë shtatë herë kampion i Italisë dhe pesë herë kampion i Evropës.

Ai konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në histori dhe një nga lojtarët më të mirë që nuk e ka fituar kurrë Kupën e Botës.

Shtatë legjenda të futbollit që djemtë e tyre po dalin të jenë po ashtu të mrekullueshëm – në listë tani edhe djali i Van Persiet
Lexo po ashtu Shtatë legjenda të futbollit që djemtë e tyre po dalin të jenë po ashtu të mrekullueshëm – në listë tani edhe djali i Van Persiet

Ishte Ronaldo ai që më parë deklaroi se Maldini ishte kundërshtari i tij më i vështirë në karrierë.

“Mbrojtësi më i ashpër ndaj të cilit kam luajtur? Paolo Maldini është më i ashpër i të gjitha kohërave. Ndër mbrojtësit italianë do të veçoja edhe Fabio Cannavaro, Alessandro Nesta dhe Pietro Vierchowod”, kishte thënë Ronaldo.

Një nga ata që e admiruan Maldinin ishte Ronaldinho. “Është e pamundur të mos habitesh se sa lehtë i bëri gjërat, veçanërisht kur luan me të”, kishte thënë Ronaldinho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Kalo në kategori