LAJMI I FUNDIT:

Panucci, sherr me gazetarin: Qepe gojën! I paedukatë!

Panucci, sherr me gazetarin: Qepe gojën! I paedukatë!

Mes dëshirës të shprehur hapur për të treguar forcën e vërtetë në miqësoren me Uellsin dhe autokritikës për lojën sulmuese e ‘mea-culpan” për dështimin në Ligën e Kombeve, konferenca e trajnerit të kombëtares Christian Panucci përpara ndeshjes në “Elbasan Arena” është karakterizuar sërish nga tensioni.

Tekniku italian tregoi hapur tensionin që “fle” brenda kampit kuqezi, teksa u përplas në një sërë replikash me gazetarët.


Panucci pati një debat me gazetarin e “Supersport”, Gjergji Stefa, madje “shpërtheu” duke i kërkuar reporterit të qepte gojën kur trajneri ishte duke folur.

Panucci: Jam përgjegjësi kryesor për këtë situatë të vështirë, jam trajner dhe punoj me shumë qetësi
Lexo po ashtu Panucci: Jam përgjegjësi kryesor për këtë situatë të vështirë, jam trajner dhe punoj me shumë qetësi

Gazetari: Në një vit e gjysmë keni ndryshuar shumë, lojtarë e skema. Të gjithë thonë e kemi fajin ne. Në përqindje si mendoni, kush janë fajtorët kryesorë. Nëse do ishit në vend të Dukës, do t’i jepnit besim Panuccit për të vazhduar punën?

Panucci: Përqindjet i bëni ju, si gazetarë. Për Dukën, nuk di ç’të them. Nëse Duka ka besim më mban, nëse jo më çon në shtëpi. Kur thoni Kosova apo Ukraina, nuk të intereson nëse mungojnë 14.

Gazetari: Nuk është kështu. Ta bëra unë pyetjen. Kombëtarja është gjithmonë Kombëtare. Edhe kur luan ndeshje miqësore edhe kur mungojnë 7 lojtarë apo 18.

Panucci: Pa 14 lojtarë Shqipëria nuk është konkurruese.

Gazetari: Nuk më intereson.

Panucci: Më shiko në sy kur flas. Tregohu profesionist dhe serioz, mos shiko telefonin.

Gazetari: Të shikoj kur flas me ty.

Panucci: Po përkthen zotëria. I paedukatë!

Gazetari: Gjithashtu…

Panucci: Unë jam i edukuar!

Gazetari: Edhe unë…

Panucci: Po më bën të qesh…

Ndërhyn gazetarja Ilda Bejleri: Çfarë do të ndryshojmë që nesër?

Panucci: Pyesni “profesorin” atje (drejtuar gazetarit) që mendon se ne jemi Brazili. Qepe gojën, po flas unë. /Top Channel/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori