Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, vlerësoi kundërshtarët që i rezervoi shorti i Dublinit, mbi të gjithë Francën.

Tekniku i kuqezinjve pranoi se francezët janë mbi çdo ekip tjetër në grup, e se pikët për kualifikimin e mundshëm do t’i kërkojnë te të tjerët.

“Për ne do të jetë e vështirë që të përballemi me kombëtaren franceze, kampione e botës në fuqi”.

Brenda dy dite, futbolldashësit shqiptarë kanë mundësinë të shikojnë nga afër yjet Kane-Mbappe me shokë Brenda dy dite, futbolldashësit shqiptarë kanë mundësinë të shikojnë nga afër yjet Kane-Mbappe me shokë

“Franca është favorite e grupit, por ne do të përpiqemi të fitojmë kundër Turqisë dhe Islandës për vendin e dytë, që na jep kualifikimin”.

“Sigurisht që do jetë e vështirë, por do të përpiqemi të bëjmë diçka të jashtëzakonshme dhe ta mbyllim të dytët. Jam i lumtur të takoj Didier Deschamps, pasi bën një punë shumë të mirë dhe është një trajner klasi”, ka thënë Panucci, në një deklaratë për francezen L’Equipe, transmeton TopChannel.

Kalendari i Shqipërisë për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 Kalendari i Shqipërisë për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020

Shorti për kualifikueset e Evropianit të 2020 ka vendosur Shqipërinë në grupin H, së bashkë me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.

Ndeshja e parë e Kombëtares së shqiptarëve ndaj Francës është kundër më 7 shtator 2017 në Francës, kurse e dyta në Shqipëri më 19 nëntor 2019.