LAJMI I FUNDIT:

Panucci: Nuk do ta këndoj himnin italian

Panucci: Nuk do ta këndoj himnin italian

Kombëtarja shqiptare është në prag të ndeshjes së fundit për këtë fushatë eliminatore të Kupës së Botës Rusi 2018.

Për ironi të fatit do të jetë pikërisht ndaj kombit të tij, Italisë, trajneri italian i kombëtares së Shqipërisë, Christian Panuçi ka pranuar se do të jetë një ndjesi e veçantë për atë.


Gjithsesi, ish-futbollisti azzurr ka deklaruar se nuk do ta këndojë himnin italian, madje duke rrëfyer një sekret: ai kurrë nuk e ka kënduar atë, as kur luante për përfaqësuesen e Italisë.

“Do të jetë një ndjesi e jashtëzakonshme që të ndeshem me vendin tim, por unë jam një profesionist dhe do të mbroj punën time deri në vdekje”.

“Unë jam i fortë nga jashtë, por edhe unë kam një zemër. Do t’i motivoj futbollistët që të japin më të mirën e tyre. Nuk do ta këndoj himnin italian, sepse, për të qenë i sinqertë nuk e kam kënduar kurrë, as kur isha futbollist i kombëtares”.

“Preferoja ta mbaja përbrenda atë moment, gjithmonë me respekt, duke dëgjuar dhe ndjerë ato emocione brenda meje. Do të bëj të njëjtën gjë edhe të hënën”, deklaroi trajneri italian i përfaqësueses së Shqipërisë, Christian Panucci, për Mediaset Premium.

Ndryshe, ndeshja do të zhvillohet ditën e nesërme me fillim në ora 20:45 në stadiumin shkodran të Loro Boriçit. /Telesport/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori