LAJMI I FUNDIT:

Panucci mendon të ndryshojë stilin e lojës te Shqipëria: Mund të dalim të dytët

Panucci mendon të ndryshojë stilin e lojës te Shqipëria: Mund të dalim të dytët

Sot nis java e Kombëtares, që do të grumbullohet në kuadër të dy ndeshjeve të para eliminatore të Euro 2020, përballë Turqisë në “Loro Boriçi”, më datën 22 dhe tre ditë më pas ndaj Andorrës në transfertë.

Trajneri Christian Panucci doli sot në një konferencë për shtyp në ambientet e FSHF-së, ku shpjegoi zgjedhjet e tij, mënyrën e lojës së kuqezinjve, por edhe pritshmëritë që ka nga ky edicion eliminarotesh.


Tekniku italian ka folur thuajse për të gjithë lojtarët e grumbulluar, por edhe për të tjerët që nuk i dërgoi ftesa.

Çfarë do të shohim ndryshe në këto eliminatore?
Nuk do të ndryshojmë shumë në sjellje, por mënyra e lojës do të jetë po ajo që kemi pasur. Kemi rikuperuar disa lojtarë dhe do të ndryshojmë diçka duke filluar nga Turqia. Do të luajmë 4-3-3, ose 3-5-2, por të shohim si do ecin përgatitjet.

Jeni i kënaqur me grupin e lojtarëve? Janë rikuperuar aq sa të jeni i qetë?
Jam i kënaqur me 23 lojtarët që kam, por varet edhe nga forma. Kemi thirrur edhe Cikalleshin, por ishte i dëmtuar. Ndoji dhe Binaku gjithashtu janë të dëmtuar, por rikuperuam Abrashin dhe Ajetin. Grezda ka luajtur dje, por të shohim në çfarë forme vjen, ndërsa Qosen e kam ndjekur gjatë gjithë dimrit.

A do të nisemi nga ndeshja e fundit e Uellsit, për të përballuar këto eliminatore?
Po, besoj se po. Nuk do të thotë që do të mbrohemi, por të tërhiqemi disi, për të krijuar hapësirën e duhur për t’u nisur në sulm. Vura re se sa më shumë skuadra të hapet, na krijohen vështirësi. Kemi problem kur mundohemi të bëjmë futboll total.

Çfarë duhet të bëjë më shumë Keidi Bare, që të meritojë ftesën?
Ç’hyn Keidi Bare? Është miku yt? (i drejtohet gazetarit). Mund të ketë shumë që mund të vijnë në grumbullimet e ardhshme, ndaj nuk dua të ndalem te emra të përveçëm.

Keni preferuar të merrni lojtarët që kanë minuta, apo ata që u përshtaten ideve të tua?
Nga pak që të gjitha. Ky grup që është këtë herë, thuajse luajnë të gjithë. Problemi është se kaq lojtarë kemi dhe këto janë zgjedhjet. Grezda për shembull është një lojtar i rëndësishëm për ne, ndonëse nuk mund të luajë 90 minuta, sepse ka luajtur pak edhe në Skoci. Nuk ka 90 minuta në këmbë, por të shohim. Kaçe ka luajtur rregullisht këto kohë, ndaj edhe është thirrur. Kanë shumë rëndësi minutat, për t’u thirrur në kombëtare dhe ky grup ka luajtur mjaftueshëm.

Cilat janë pritshmëritë në këtë edicion eliminator?
Duhet t’i marrim takimet me radhë dhe të shohim ndeshje pas ndeshje. Nuk mund të dalim jashtë realitetit, sepse jemi në vazon 4. Nëse bëjmë mirë, dalim të tretët, por nëse bëjmë diçka speciale, dalim të dytët. Nëse jo, unë iki. Duhet të jeni të qetë dhe të përulur, pasi 2016-a i ka bërë keq dikujt.

Pse mungon Ermir Lenjani?
Sepse është Binjaku dhe Aliji. Është çështje teknike, por Lenjani është pjesë e jona dhe mund të jetë në ndeshjet e ardhshme.

Gjatë kësaj periudhe keni takuar lojtarë si Durmishaj, Vrushaj dhe Qose, të cilët edhe i keni ftuar, pavarësisht si kanë shkuar gjërat më pas. E keni ndjekur Flamur Tahiraj, që ka shënuar 9 gola dhe 5 asiste?
Po i ndjekim të gjithë dhe kam parë edhe Tahirin, por do të shohim çfarë do të bëjmë në grumbullimet e tjera. Sa u përket të tjerëve, kemi pasur një përgjigje, por më pas ndryshuan dhe zgjodhën të luajnë për Greqinë. Për detajet e tjera pse na refuzuan, duhet të flasë Federata.

Po Taulant Seferin e keni ndjekur?
Po e ndjekim dhe ai është pjesë e jona. Për këtë grumbullim kisha nevojë për më shumë eksperiencë.

Në listë keni vetëm 3 lojtarë anësorë në sulm. Pse kaq pak zgjedhje?
Mund të luajmë edhe pa sulmues. Në krah, kemi Balliun që mund të luajë në sulm, por edhe Grezdën e Uzunin, që luajnë në të dy krahët, prandaj kam marrë vetëm kaq lojtarë.

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori