LAJMI I FUNDIT:

Panucci i lumtur me fitoren: Synojmë vendin e parë në grup

Panucci i lumtur me fitoren: Synojmë vendin e parë në grup

I buzëqeshur dhe i qetë u shfaq trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci në mikrofonin e Supersport me këtë të fundit që e komentoi kështu fitoren ndaj Izraelit.

Ai u shfaq i lumtur për fitore dhe beson që skuadra do të luftojë për vendin e parë.


Panucci po ashtu foli edhe për lojtarët e ardhur.

U bindët kush duhet të jetë titullar mes Strakoshës dhe Berishës?

Në këtë moment Strakosha më duket më në formë dhe vendosa për Strakoshën. Kemi dy portierë të shkëlqyer dhe porta është problemi më i vogël që kam për momentin.

Kishim probleme në mbrojtje si mund të përmirësohemi?

Duhet të përmirësohemi në daljet me topin në repartin defensiv. Izraeli kishte dy lojtarë shumë të rrezikshëm që na vunë në vështirësi. Lojtarët që kemi në prapavijë këtë janë dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të përmirësohemi për ndeshjen tjetër ndaj Skocisë.

Si tu duk paraqitja e 3 lojtarëve debutues?

Jam shumë i kënaqur me 3 lojtarët debutues. Binaku bëri një ndeshje shumë të mirë, Guri gjithashtu por në ato minuta që luajti u shërbye pak, ndërsa Gavazaj me pëlqeu me lëvizjet e tij.

Christian Panucci (Foto: Getty Images)

Pse e zëvendësuat Gurin?

Nuk e shërbyem shumë Gurin dhe për këtë arsye aktivizova Balajn për të pasur më shumë thellësi në aksionet tona sulmuese.

Objektivi i Shqipërisë është vendi i parë në grup?

Kur humbet të shkelin me këmbë ndërsa kur fiton të ngrenë në qiell në fund të fundit ky është futbolli. Nuk po viktimizohem por kjo është e vërteta. Tashmë duhet të mbledhim energjitë dhe të mendojmë për ndeshjen ndaj Skocisë, pas asaj sfide mund të themi nëse mund të luftojmë për vendin e parë ose jo.

Presidenti Duka deklaroi para sfidës që synojmë vendin e parë?

E di që objektivi i presidentit Duka është vendi i parë në grup, ne do të përpiqemi do të sforcohemi shumë dhe shpresojmë të dalim të parët në grup.

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

Ndërkombëtare
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ndërkombëtare
Kalo në kategori