LAJMI I FUNDIT:

I pandalshëm suksesi i “Shake It” (Video)

I pandalshëm suksesi i “Shake It” (Video)

Që në ditët e para të lansimit, bashkëpunimi i Etnon me Genta Ismajlin rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm.

Kënga “Shake It” filloi menjëherë të pëlqehej nga fansat dhe shumë prej tyre kanë bërë xhirime nga më të ndryshmet, disa prej të cilave janë shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga këngëtarët.


Falë kësaj pëlqyeshmërie, kanë mjaftuar dy javë që videoklipi i publikuar në YouTube të kalojë shifrën prej tre milionë shikimesh.

Klipi që është publikuar më 5 mars, aktualisht (kur po e postojmë artikullin), numëron afro 3.2 milionë shikime. /Telegrafi/