LAJMI I FUNDIT:

Panairi i punës në fund të muajit në Prizren

Panairi i punës në fund të muajit në Prizren

Në Prizren më 31 tetor do të mbahet Panairi i Punës. Sipas njoftimit të komunës, panairi do të mbahet në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”.

Panairi i Punës organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), Komunën e Prizrenit dhe Zyra Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).


“Për punëkërkuesit, Panairi i Punës është vendi i cili ofron informata për mundësitë e punësimit dhe praktikës në punë, dhe informata për trajnime e aftësime profesionale.Për kompanitë dhe organizatat – Panairi i Punës është vendi ku mund të shpallin vendet e lira të punës apo praktikës në punë. Gjatë panairit kompanitë/organizatat gjithashtu mund të intervistojnë dhe vlerësojnë kandidatët potencialë për punë apo praktikë në punë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/