LAJMI I FUNDIT:

Pamje të reja nga përplasja Klopp – Salah: Gjermani e kërcënoi sulmuesin se do ta kthente në stol

Pamje të reja nga përplasja Klopp – Salah: Gjermani e kërcënoi sulmuesin se do ta kthente në stol

Jurgen Klopp dhe Mohamed Salah kishin një përplasje verbale të shtunën në fundin e ndeshjes West Ham United – Liverpool.

Është përfolur shumë për incidentin pasi Salah dukej se ishte i mërzitur nga fakti që Liverpool pranoi gol pikërisht në momentin që ai do të futej në lojë.


Një kënd i dytë i incidentit tani tregon se Klopp i ofron dorën Salah para se të futet në lojë dhe ky i fundit është pak me vonesë në kthimin e gjestit.

Çfarë do të ndodhë me Mohamed Salah pas përplasjes me Klopp?
Lexo po ashtu Çfarë do të ndodhë me Mohamed Salah pas përplasjes me Klopp?

Klopp duket dukshëm i acaruar nga gjuha e trupit të Salah dhe i tregon pankinën, një gjest që tifozët e interpretuan si shefi që kërcënon se do ta kthejë në pankinë.

Sipas disa fansave, Salah kishte qenë duke u ngrohur deri në 30 minuta para se të futej më në fund, gjë që e bëri atë të zemërohej me trajnerin e tij.

Disa besojnë se Salah kishte të drejtë, ndërsa të tjerë thonë se ishte e gabuar nga ai që reagoi ndaj Klopp në atë mënyrë.

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë
Lexo po ashtu Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Klopp megjithatë nuk dha shumë detaje pas ndeshjes për përplasjen, duke thënë se gjërat janë sqaruar në dhomat e zhveshjes.

Ndërkohë vet Salah tha pas ndeshjes shkurtimisht se nuk dëshiron të flas, pasi do të ishte zjarr nëse ai flet për këtë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani

Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani

Premier League
Guardiola flet për fitoren ndaj Tottenhamit dhe paraqitjen e portierit Ortega

Guardiola flet për fitoren ndaj Tottenhamit dhe paraqitjen e portierit Ortega

Premier League
Ancelotti tregon se cilët lojtarë aktualë të Real Madridit mund të bëhen trajnerë në të ardhmen

Ancelotti tregon se cilët lojtarë aktualë të Real Madridit mund të bëhen trajnerë në të ardhmen

La Liga
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi

“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi

Premier League
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?

Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?

Bundesliga
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Kalo në kategori