Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo, ditën e djeshme (e premte) festoi ditëlindjen e 36-të.

Për një ditë të veçantë padyshim që fansat, kolegët dhe familjarët e tij zgjodhën fjalët më të mira për ta uruar, shkruan Daily Mail.


Në disa postime në rrjetin social Instagram, ai ka shpërndarë tashmë një imazh, ku shihet familja tij e ngushtë.

38942204 9230081 image a 93 1612567604118

Ronaldo shihej mjaft i buzëqeshur, derisa afër tij ishin disa lule, e po ashtu edhe një tortë.

"Duket sikur gjithçka nisi dje, por ky udhëtim është plot aventura dhe histori për t'u mbajtur mend", ka shkruar ai në përshkrim.

38941508 9230081 image a 96 1612567617958

Tutje legjenda sportive falënderoi ndjekësit e tij për mbështetjen gjatë gjithë karrierës së tij dhe u zotua të vazhdonte të luante për aq kohë sa ai mundte. /Telegrafi/

29544506 9010979 Sweet In January Georgina sparked speculation that she d tied th a 21 1606930959126