LAJMI I FUNDIT:

Pak ditë pasi njoftoi se ka hequr dorë nga prezantimi i “Prive”, Liberta Spahiu vjen me fotografi provokuese në bikini

Pak ditë pasi njoftoi se ka hequr dorë nga prezantimi i “Prive”, Liberta Spahiu vjen me fotografi provokuese në bikini

Liberta Spahiu, prezantuesja e njohur shqiptare dhe figura publike e ndjekur nga mijëra ndjekës, ka befasuar sot fansat e saj me një fotografi të guximshme në Instagram.

Në imazhin e ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, ajo shfaqet e veshur me të brendshme duke pozuar në mënyrë provokuese mbi shtratin e saj, duke treguar linjat e saj trupore dhe duke lënë pak vend për imagjinatën e shikuesit.


Fotografia, e cila rrjedh sensualitet dhe vetëbesim, ka ardhur si një befasi për ndjekësit e saj, sidomos pas lajmit të fundit që ajo ka konfirmuar përmes një videoje në rrjetet sociale.

Foto: Liberta Spahiu/Instagram

Liberta ka bërë të ditur se pas më shumë se një dekade si moderatore e emisionit të njohur “Prive”, ka vendosur të japë dorëheqjen nga kjo detyrë.

Në njoftimin e saj, Spahiu ka theksuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e emisionit, megjithatë, roli i saj do të ndryshojë dhe ajo nuk do të jetë më e pranishme si moderatore përpara kamerave, por më shumë do të angazhohet pas skenave.

Ky ndryshim ka ngjallur kuriozitet dhe pyetje nga fansat se çfarë e pret atë në të ardhmen dhe si do të ndryshojë prezantimi i “Prive” pa praninë karizmatike të Libertës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Magazina

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Argjentinasja 60-vjeçare hyn në histori, kurorëzohet Miss Universe Buenos Aires

Argjentinasja 60-vjeçare hyn në histori, kurorëzohet Miss Universe Buenos Aires

Magazina
Çfarë po kurdisin Noizy dhe Loredana? Publikojnë fotografi së bashku

Çfarë po kurdisin Noizy dhe Loredana? Publikojnë fotografi së bashku

Magazina
Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Magazina
Kejvina Kthella

Kejvina Kthella "djeg" rrjetin me imazhet provokuese nga pushimet në Meksikë

Magazina
Kalo në kategori