LAJMI I FUNDIT:

Pak ditë ka që iu bashkua Man Unitedit: Mason Mount shkakton incidentin e parë

Pak ditë ka që iu bashkua Man Unitedit: Mason Mount shkakton incidentin e parë

Manchester United i ka dalë në mbrojtje Mason Mountit pasi pamjet e tij duke refuzuar të nënshkruajë autografe u bënë virale në mediat sociale.

Mesfushori, i cili mbërriti nga Chelsea në fillim të kësaj vere, u filmua teksa dy individë u përpoqën të merrnin autografe nga ai në një fanellë.


Ish-mesfushori i Bluve refuzoi dhe u largua, me videon që u bë shpejt virale në rrjetet sociale.

“David Beckham i Ali Express” - tifozët e Man Utd të pakënaqur me paraqitjen e parë të Mason Mount
Lexo po ashtu “David Beckham i Ali Express” - tifozët e Man Utd të pakënaqur me paraqitjen e parë të Mason Mount

Por, United e ka akuzuar grupin si “gjuetarë profesionistë të autografeve” të cilët vazhdojnë t’u bëjnë presion lojtarëve që të nënshkruajnë relike në mënyrë që t’i shesin më vonë. Klubi ka pohuar se çështja po bëhet një problem i madh në Carrington dhe u zotua të marrë masa nëse vazhdon të ndodhë.

Në një deklaratë thuhet: “Për fat të keq kjo lloj situate është bërë shumë e zakonshme. Është gjëja e fundit që Mason meriton pasi ka qenë kaq miqësor me të gjithë ata që ka hasur që nga bashkimi me United”.

“Gjuetarët profesionistë të autografeve po u bëjnë presion rregullisht lojtarëve të United për të nënshkruar sasi të mëdha artikujsh që më pas i shesin për qindra funte”.

Në video, Mount i përgjigjet me shpejtësi grupit duke thënë: “Ju e dini që unë nuk do ta nënshkruaj atë,” me të tjerët që vazhdojnë të luten. Ai më pas kërkon falje para se të shtojë: “Unë nuk kam nënshkruar asgjë për tre ditët e fundit, kështu që nuk e di pse vazhdoni të ktheheni”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori