LAJMI I FUNDIT:

Padi ndaj grupit “U2”

Padi ndaj grupit “U2”

Një kantautor dhe kitarist britanik ka paditur grupin e famshëm “U2”, me pretendimin se i ka vjedhur një prej këngëve të tij në albumin hit të vitit 1991, “Achtung Baby”.

Në padinë e depozituar në një gjykatë të Manhattanit, Paul Rose kërkon një dëmshpërblim prej të paktën 5 milionë dollarësh nga vokalisti i “U2”, Bono Vox, dhe pjesëtarët e bandës “The Edge”, Adam Clayton dhe Larry Mullen Jr., sikurse edhe nga shtëpia diskografike “Island Records”.


Artisti britanik, autor i disa albumeve, thotë se kënga “The Fly” e bandës irlandeze kishte disa elemente kyçe të këngës së tij “Nae Slappin”.

Vjedhja, sipas tij ka ndodhur në një kohë kur “U2”, dikur një prej grupeve më popullore të muzikës “Rock”, po tentonte një shkëputje nga stili që e karakterizonte.

Rose pretendon se i kishte dhënë shtëpisë diskografike “Island Record” një version të papërpunuar të “Nae Slappin”, në të njëjtin vit kur kompania nënshkroi marrëveshjen me “U2”, dhe se kënga “The Fly” e grupit përfshinte solon e tij me kitarë dhe elementë të tjerë.

Përfaqësuesit e grupit irlandez apo shtëpisë diskografike nuk kanë reaguar ende ndaj këtyre deklaratave, e megjithatë mbetet e paqartë se përse Rose priti 26 vite për të ngritur padinë.

Në trend Magazina

Më shumë
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision:

Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina

"Është martuar me një shtetas italian për letra", vëllai i Egla Cenos tregon se si qëndron e vërteta e martesës së saj fiktive

Magazina
Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Magazina
Kalo në kategori