LAJMI I FUNDIT:

Pacquiao fiton pas 12 raundeve ndaj të pamposhturit Thurman, rikthen titullin

Pacquiao fiton pas 12 raundeve ndaj të pamposhturit Thurman, rikthen titullin
Manny Pacquiao vs Keith Thurman (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Manny Pacquiao është bërë kampioni në WBA Super në moshën 40-vjeçare, duke fituar ndaj të pamposhturit në ‘welterweight’ apo peshë pak më e rëndë se e mesmja, Keith Thurman, me vendim të gjyqtarëve në ndeshjen e zhvilluar në Las Vegas.

Thurman u rrëzua në raundin e parë, por një luftë emocionuese dhe e fortë u zhvillua deri në fund.

Amerikani, 30-vjeçar, kishte kërkuar fitoren e tij të 30-të në karrierë, por nuk e arriti pasi Pacquiao ishte më i qëndrueshëm dhe fitoi.

Thurman u rrëzua në raundin e parë (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Dy gjyqtarë favorizuan Pacquiaon duke dhënë rezultat 115-112, ndërsa tjetri dha rezultatin 114-113 në favor të Thurmanit.

Pacquiao – një kampion i botës në tetë pesha – po luftonte për herë të 71-të në një karrierë të shkëlqyer që ka parë shtatë humbje, por me katër nga ato humbje që vijnë në 11 ndeshjet e tij të fundit para takimit me Thurman.

Pacquiao bëri një luftë të madhe (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Thurman kishte një avantazh në peshë dhe moshë mbi Pacquiaon, por po e ndiqte luftën që nga fillimi dhe filloi të rrjedh gjak nga hunda në raundin e pestë.

Ai u rikthye në mes të luftës, por Pacquiao ishte më i mirë duke fituar në disa nga raundet e fundit dhe ndeshjen.

Pacquiao tani është kampion i WBA në welterweight (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Boksieri filipinez – një senator në atdheun e tij – tani mund të përballet me Amir Khan të Britanisë. Javën e kaluar ai mohoi pretendimet se një marrëveshje për një meç  në Arabinë Saudite ishte arritur tashmë për në nëntor.

Khan thotë se përballja ndaj Pacquiaos do të zhvillohet në Riad më 8 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori