LAJMI I FUNDIT:

Pacolli nisi fushatën për zgjedhjet lokale në ditëlindjen e tij

Pacolli nisi fushatën për zgjedhjet lokale në ditëlindjen e tij

Tashmë kur ora ka shënuar 00:00, fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka filluar zyrtarisht.

Kandidati i AKR-së për Prishtinën, Selim Pacolli  ka hapur fushatën në një ditë të veçantë për të, në ditën e ditëlindjes së tij.


Ai sot mbush 48 vjet e për këtë ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se “është koha për të qeverisur me Prishtinën”.

Pacolli që ditë më parë kishte bërë thirrje që qytetarët t’i shkruajnë në Viber për kërkesat e tyre për Prishtinën, ka thënë se kjo nuk ishte fushatë por një paralajmërim.

“Unë nuk konsideroj se është fushatë, është paralajmërim që do t’i futem garës për Prishtinë, pres mbështejejn e pakursyer”.

Por, ai ka thënë se akoma nuk e ka zgjedhur sloganin me të cilin do të garojë për kryeqytetin.

Por cilat janë prioritetet e tij?

“Rinia, rinia, rinia – qytet i lirë për rininë”, ka thënë Pacolli në Klan Kosova.