Paçarada i ka thënë KosovaPress-it se ndjehet i ngazëllyer që do të vesh fanellën e përfaqësues së Kosovës. Ai shpreson se në paraqitjen e tij të parë për Kosovën do ta nis më fitore.

“Kam qenë shumë i kënaqur kur e kam marrë ftesën të luajë për Kosovë, sepse si një djalë i vogël e kam pasur ëndërr të madhe të luaj për vendin tim. E pres lojën më gëzim dhe do të jap maksimumin. Besoj se ekipi do të jep 100 përqind, e besojmë se kemi shanse ta fitojmë lojën”, ka thënë Paçarada.


Djali i ish portierit të njohur, Shukri Paçaradës, nuk e përjashton mundësinë që gjatë gjithë karrierës së tij të luaj për Kosovën, edhe pse ai pranon se ka marrë ftesë nga Kombëtarja shqiptar U21.

“Unë e kam marrë ftesën nga Kosova. E kam pasur ftesën edhe nga U21 të Shqipërisë, por për tu zhvilluar si 19 vjeçar, kam shans më të mirë të luajë më të mëdhenjtë, andaj kam vendosur të luaj për Kosovën. Do të shohim. Besoj se po”, tha Paçarada.

Ai ka shtuar se sa herë që do të merr ftesë nga përzgjedhësi i Kosovës do të jap më të mirën për përfaqësuesen tonë. /Telegrafi/

telegrafi sport app